Bekteshi bën thirrje të mos rritet çmimi i bukës, por “harron” çmimet e larta të derivateve të naftës

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi u ka bërë thirrje marketeve që në kohë krize mos të rrisin çmimin e bukës për arsye që të mbrohen qytetarët nga kjo goditje e çmimeve, përcjell Nistori.

    Gjithashtu Bekteshi potencoi se Qeveria është në hartim e sipër për masa të reja, përkatësisht për të zbutur krizën.

    Në ndërkohë, sot në RMV çmimet e derivateve të naftës janë shtrenjtuar dhe qytetarët nga paniku kanë shkaktuar kaos trafiku para pikave të karburantit. Nuk dihet nëse qeveria do të heq akcizat nga derivatete e naftës, pasi një gjë e tillë u kërkua edhe nga opozita.

    Ndër të tjera Hristijan Mickoski deklaroi se kjo që po ndodhë sot në Maqedoni nuk është për shkak të luftës në Ukrainë, por për shkak të paaftësisë së Qeverisë. Sipas tij rritja e çmimeve të derivateve të naftës është një goditje e lartë sociale mbi qytetarët në të gjitha pikëpamjet, mbi të punësuarit, të papunësuarit, bujqit, industrinë dhe ekonominë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Presidenti i Kinës kërkon përmbajtje në Ukrainë

    Lajmi i rradhës

    Stoltenberg: Përgjegjësia jonë është që konflikti të mos përshkallëzohet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë