Presidenti i Kinës kërkon përmbajtje në Ukrainë

    Presidenti i Kinës, Xi Jinping, e përshkroi situatën në Ukrainë si shqetësuese dhe bëri thirrje për “përmbajtje maksimale”.

    Xi i bëri komentet gjatë një takimi virtual me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, raporton transmetuesi shtetëror kinez CCTV.

    Xi tha se prioritet duhet të jetë parandalimi i daljes jashtë kontrollit të situatës në Ukrainë dhe shtoi se të tria vendet duhet t’i mbështesin bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

    Kina dhe Rusia aktualisht gëzojnë marrëdhënie të ngushta diplomatike.

    Pekini nuk e ka dënuar sulmin rus kundër Ukrainës, por ka shprehur “keqardhje” për të.

    Në një votim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që dënonte pushtimin e Ukrainës, Kina ka abstenuar.

    Për takimin e sotëm virtual, Franca dhe Gjermania nuk kanë komentuar ende.

    Të hënën, edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka biseduar me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi – për herë të dytë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt.

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për pushtim pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes.

    Kombet e Bashkuara thanë të martën se numri i të zhvendosurve nga lufta në Ukrainë ka kaluar dy milionë. /REL/

    Lajmi Paraprak

    “Basha, barrë e rëndë për opozitën”

    Lajmi i rradhës

    Bekteshi bën thirrje të mos rritet çmimi i bukës, por “harron” çmimet e larta të derivateve të naftës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë