Bekteshi: Çmimi i energjisë elektrike mbetet i njëjtë deri në fund të vitit

    Për momentin nuk ka nevojë që të shpallet gjendje krize në pjesën e energjetikës, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke theksuar se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë.

    Për momentin nuk ka nevojë që të shpallet gjendje krize në pjesën e energjetikës, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke theksuar se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë.

    “Shok të madh çmimesh nuk do të ketë dhe për këtë jam i bindur. Do të intervenojmë kudo ku ka nevojë që të mos ketë shok të tillë të çmimeve. Nuk besoj se do të jemi në situatë të tillë në janar”, tha Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp, pas seancës së Komisionit për gjendje krize elektroenergjetike, duke shtuar se që tani askush nuk mund të garantojë nëse do të ketë rritje të çmimit pas Vitit të Ri, pasi bëhet fjalë për krizë botërore e cila reflektohet edhe mbi rrjetin tonë elektroenergjetik.

    Bekteshi theksoi se veç më është duke punuar edhe blloku i dytë i REK “Manastir”, i cili shpreson se deri në fund të ditës do të punojë me kapacitet të plotë ndërsa veç më është dërguar letër në odat ekonomike për furnizimin e mazutit në rast se duhet të kyçet TEC “Negotinë”. Ministri shpreson se do të jetë i suksesshëm edhe tenderi për furnizimin e thëngjillit për nevojat e bllokut të tretë të REK “Manastir”, i cili, sipas vlerësimeve të tij, do të fillonte me punë për tre deri në katër javë. Nëse tenderi për bllokun e tretë të REK “Manastir” nuk është i suksesshëm, atëherë Bekteshi e paralajmëroi edhe në takim të Komisionit dhe EMV dhe ka të drejtë të blejë energji elektrike jashtë vendit.

    Gjendje krize në pjesën e energjetikës propozon Qeveria me propozim të Komisionit për gjendje krize elektroenergjetike të cilin e drejton ministri i Ekonomisë. Në rast se shpallet gjendje krize ekziston një set masash prej të cilave disa janë të a.q. masa të lehta, ndërsa një pjesë janë masa të cilat do t’i sjellë Qeveria, siç janë për shembull masa kur dhe sa të përdoret ndriçimi rrugor.

    Komisioni për gjendje krize elektroenergjetike përbëhet nga pesë anëtarë ekspertë, përfaqësues i prodhuesit më të madh të energjisë elektrike – SHA EVM, bartës i licencës për prodhimin e energjisë elektrike, për përçim – MEPSO, për shpërndarje – EVN, Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Ministria e Ekonomisë.

    “Qëllimi i tij është ndjekja, analizimi dhe vlerësimi i gjenedjes energjetike në vend. Sot u mbajt takimi i parë”, ndërsa siç tha Bekteshi, shpreson se nuk do të ketë nevojë për konvokimin e sërishëm të tij.

    Lajmi Paraprak

    Si duhet ekuilibruar konkurrenca dhe bashkëjetesa në një botë me sfida të mëdha

    Lajmi i rradhës

    La Liga, këto janë ndeshjet e sotme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë