La Liga, këto janë ndeshjet e sotme

    La Liga spanjolle rikthehet sot me tri ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 11 të sezonit të ri 2021/22, ku skuadra e Athletic Bilbaos do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër Espanyol. Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe skuadra e Villarrealit, e cila e pret në shtëpi Cadizin.

    Pas 10 xhirove të zhvilluara, tabelën e La Ligas e kryeson Real Sociedadi me 21 pikë, një më shumë se Real Madridi dhe Sevilla në pozitat dy dhe tre, kurse Top 4 e mbyll kampioni aktual Atletico Madridi me gjithsej 18 pikë.

    Në anën tjetër, Alaves me gjashtë pikë, Levante me pesë sosh, dhe Getafe me vetëm dy pikë, pozicionohen në pozitat e fundit të tabelës.

    Ndeshjet e programit të sotëm në La Ligan spanjolle i gjeni më poshtë.

    19:00 Alaves – Elche (Stadiumi Mendizorrotza)

    21:00 Espanyol – Athletic Bilbao (Stadiumi RCDE)

    21:30 Villarreal – Cadiz CF (Stadiumi La Ceramica)

    Lajmi Paraprak

    Bekteshi: Çmimi i energjisë elektrike mbetet i njëjtë deri në fund të vitit

    Lajmi i rradhës

    RrGK: Gratë tashmë nuk janë të sigurta askund në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë