Bekteshi e Kovaçevski arsyetohen për “produktet luksoze”

    Asnjë nga produktet me “çmim të garantuar” nuk do të ketë TVSh më të lartë se pesë për qind. Kështu siguron ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Sipas tij, çmimi i këtyre produkteve mundet vetëm të ulet por assesi të rritet.

    “Çmimet dhe produktet të cilat janë paraparë në vendimin e ngrirjes së çmimeve, njëherit që shfrytëzojnë shenjën “çmim i garantuar”, asnjë nga ato produktet nuk do të jenë me TVSH më tepër se 5%. Më duhet ta njoftoj opinionin dhe të garantoj se nëse ka ndonjë gabim teknik për ato produkte nga ana e të punësuarve në Ministrinë e Financave, kjo nesër do të rishqyrtohet”, theksoi Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë

    Masën e mbronë edhe kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski. Sipas tij, norma e TVSH-së prej 10% për këto produkte nuk është e lartë, duke patur parasysh se norma bazë e TVSH-së është 18%.

    “Kur jemi te lista e produkteve me normë preferenciale, Maqedonia e Veriut ka listë më të madhe me normë preferenciale prej 5%, 1600 produkte. Të gjitha produktet bazë të cilat përdoren në sasi më të mëdha dhe në numër më të madh të amvisërive tek qytetarët e vendit tonë. Ka një numër të caktuar të produkteve të cilat gjithashtu janë me normë preferenciale prej 10% sepse të mos harrojmë norma bazë e TVSH-së është 18%, por ne kemi një listë shtesë që është me normë preferenciale prej 10%”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – kryeministër.

    Por a vlenë kjo masë e Qeverisë duke patur parasysh reagimet e shumta të opinionit? Zv.kryeministri Fatmir Bytyqi shprehet se këto masa janë me plan afatgjatë, dhe gjithsesi këto tatime përsëri do të kthehen tek qytetarët.

    “Asnjë reformë tatimore nuk mund ta definoni sot dhe të tregoni se cili është efekti sot. Në afat të mesëm dhe të gjatë, kjo është e domosdoshme të bëhet. Disa produkte patjeter duhet ta dijmë se nuk duhet të kenë normë preferenciale tatimore. Gjithsesi, këto janë mjete që në fund përfundojnë tek qytetarët”, pohoi Fatmir Bytyqi – zv.kryeministër për Çështje Ekonomike.

    Ndërkohë ministri i financave Fatmir Besimi publikoi trendin e uljes së inflacionit në vend, duke qenë 19.8% në tetor të vitit të kaluar, në 6.6% në shtator të këtij viti. Ministri Bekteshi gjithashtu siguroi se nuk ka gjasa fare që të rritet inflacioni në pjesën e ushqimeve. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Banorët e Konjares thirren në bisedë informative, shkak protestat kundër gërryerjes në afërsi të lumit Pçinja

    Lajmi i rradhës

    Kosova e të gjallëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë