Bekteshi: Nëse do të organizohen zgjedhje të parakohshme, BDI do të fitojë 18-20 mandate

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i ftuar në “Click Plus” në TV21, duke folur për krizën ekonomike që po përballet vendi, tha se momentalisht shteti ka para dhe se është në gjendje të kryej të gjitha pagesat. I pyetur se përse atëherë po merren borxh 900 milionë euro, ai u përgjigj se me këto para po kthehen borxhet e marra në vitet e kaluara, përcjell Nistori.

    “Ka pare në buxhet, të gjitha pagesat po bëhen në afate të caktuara nga ana e buxhetit, siç janë pensionet, pagat edhe pagesat ndaj kompanive. Por paratë borxh që po marrim një pjesë e madhe e këtyre janë obligimeve nga vitet e kaluara, pra nga huat dhe euro-bondet e marra nga vitet e kaluara. Por njëkohësisht edhe për shkak të masave që po i implementojnë, ku ka edhe masa shtesë, që t’u vijmë në ndihmë qytetarëve me paga të ulta, ku kemi paraparë rreth 80 milionë euro për t’u përgatitur edhe për më të keqen nëse do të vazhdojë kriza energjetike nëpërmjet subvencioneve direkte”, tha ministri Bekteshi.

    Nuk është normale që 17 konsumatorë të harxhojnë 10 % të energjisë elektrike në vend

    “Amvisëritë që kursejnë energji elektrike, do paguajnë edhe më pak edhe më lirë se sa është çmimi aktual i energjisë elektrike. Nuk është normale dhe logjike që 17 shfrytëzues konsumojnë 10 për qind të energjisë elektrike të nevojave ditore. Ajo është diku te 1000 megawat orë që harxhojnë këta shfrytëzues ku janë edhe kishat dhe xhamitë. Tani ata do të paguajnë më së paku çmimin aktual që shitet sot në treg.” theksoi Bekteshi.  

    Nuk do të hiqet tarifa e lirë e energjisë elektrike, ndërhyrje do të ketë vetëm në tarifën e lartë

    “Dua t’i njoftoj të gjithë qytetarët se tarifa e lirë e energjisë elektrike nga ora 22:00 – 07:00 nuk do të hiqet. Do të bëjmë ndërhyrje vetëm në tarifën e lartë” deklaroi ministri Bekteshi.

    “Korridori 8” do të ndërtohet nga një ndër kompanitë më prestigjioze

    “Korridori 8 do të realizohet nga një ndër kompanitë më të mëdha të ndërtimit të autostradave e ka dëshmuar në autostradat në Kosovë e ?Ballkan, Bektel-Enka. Unë jam më se i bindur që në një afat kohor shumë të shkurtër do të vendoset edhe gurthemeli i fillimit të autostradës, që nuk do të jetë më larg se 17 gushti apo fillimi i shtatorit.” shtoi Bekteshi.  

    Bekteshi: Nëse do të shkonim në zgjedhje të parakohshme, do të merrnim 18-20 mandate

    Bekteshi foli edhe për gjendje politike në vend me bllokimin e Parlamentit nga ana e VMRO-së. Ai tha se BDI-ja po të kishte parë interesin e partisë dhe të shkonte në zgjedhje të parakohshme, do të merrte të paktën 18-20 deputetë aktualisht.

    “Nëse ne do të ishim thirr në interesin e partisë ne do kishim shkuar menjëherë në zgjedhje dhe do kishim marrë mbi 18-20 mandate duke parë edhe gjendjen opozitës, e cila nuk ka guxim as të vijë nëpër debate”- tha Bekteshi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ana e errët e influencuesve në mediat sociale

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski: Përparimi dhe mirëqenia janë të mundshme vetëm duke ndihmuar dhe jo me lakmi, egoizëm dhe dominim

    Lajme tjera

    Idiotësia artificiale

    Slavoj Žižek Nuk ka asgjë të re në lidhje me lajmin se “chatbots” janë në gjendje të zhvillojnë një bisedë në gjuhën natyrore,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë