Bekteshi nuk e merr seriozisht rritjen e çmimeve të ushqimeve

    Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi për momentin nuk e merr seriozisht rritjen e çmimeve të ushqimeve. Thotë se nuk ka kushte për ngrirje të çmimeve. Ai pranon se disa prej produkteve në tregje janë më të shtrenjta, por nuk ka goditje të çmimeve dhe nuk do të ndodhë për shkak të rritjes së pagës mesatare në vend. Nga ministria përkatëse thonë se e përcjellin nga afër situatën dhe se bëjnë analiza të çmimeve dhe nëse do të ketë nevojë për masa të reja, të njëjtat do të jenë në përputhje me Ligjin për Tregti. Ndryshe, për një vit shporta konsumatore është më e shtrenjtë për 1000 denarë.

    “Për sa i përket rritjes së shportës konsumatore, duhet të kemi parasysh rritjen e pagave dhe të bëjmë krahasim sa ka qenë ndikimi. A mundet prodhimi vendas t’i mbulojë nevojat e qytetarëve tanë për produkte të caktuara? Nëse kjo nuk realizohet, atëherë sigurisht që do të ndërhyjmë në pjesën e ngrirjes së çmimeve të produkteve të importuara në vendin tonë”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.

    Lajmi Paraprak

    Ideologjia e “Foltores” dhe e djathta

    Lajmi i rradhës

    Ku mbeti opozita? | Alternativa pritet ta thotë fjalën e fundit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë