Bekteshi: Nuk kam dëgjuar ndonjë nga eksponentë të lartë të LVV se e përkrahin opozitën në RMV

    A do të paguajmë më shtrenjtë apo me lirë rrymën pas 1 janarit?

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në TV21 shpjegoi tarifat e reja të çmimit të energjisë elektrike të ndara sipas blloqeve. Sipas ministrit Bekteshi, 80 për qind e amvisërive përfitojnë nga çmimet e reja të ndara sipas këtyre blloqeve, përcjell Nistori.

    “Edhe konsumatorët që janë në bllokun 3, paguajnë çmimin e bllokut 1 dhe 2. Dmth. vetëm ata kilovatë që janë në kuadër të bllokut 3, janë pak më të lartë sesa të bllokut 2, prandaj për amvisëritë që mund të hyjnë në bllokun 3 gjatë periudhës së dimrit kemi marrë vendimin që të zvogëlohet blloku i parë në kuadër të metodologjisë për përcaktimin e çmimit. Përveç kësaj do të jetë dhe tarifa e lirë ditore, ku rreth 80 për qind e amvisërive do të paguajnë më pak dhe vetëm 15-20 për qind do të paguajnë energji më çmim më të lartë sepse janë konsumatorë të mëdhenj të energjisë elektrike”, sqaroi ministri Bekteshi.

    “Nuk është blerje votash”/ Bekteshi shpjegon metodologjinë e rritjes së pagës minimale

    I pyetur për rritjen e pagës minimale në prag të zgjedhjeve të ardhshme, ai u përgjigj se është e kundërta, sepse sipas tij ajo përcaktohet nga dy faktorë që është paga mesatare vjetore dhe inflacioni.

    “Metodologjia e re e cila është inkorporuar në kuadër të ligjeve të RMV-së ku paga minimale nuk përcaktohet nga dëshira e sipërmarrëseve apo e qeveritarëve për çështje votash. Paga minimale me metodologjinë e re përcaktohet nga dy faktorë, nga rritja e pagës mesatare për vitin paraprak dhe nga rritja e inflacionit nga viti paraprak. Rritja e pagës mesatare gjatë këtij viti ishte rreth 15 për qind ndërsa inflacioni është rreth 8-9, dhe nëse i përllogarit këta dy parametra del vlera e pagës minimale që do të jetë 22500 denarë”, tha ministri.

    Vetëvendosje në Maqedoni / Bekteshi: Nuk kam dëgjuar ndonjë nga eksponentë të lartë të LVV se e përkrahin opozitën

    Bekteshi foli për Lëvizjen Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut dhe për përkrahjen e opozitës shqiptare në RMV. Ai tha se nuk ka dëgjuar që ndonjë eksponent i lartë i kësaj lëvizje të ketë përkrahur opozitën në Maqedoni.

    “Mesa di unë Lëvizja Vetëvendosje për momentin po qeveris në Republikën e Kosovës, ku ne kemi bashkëpunim të mirë me të gjithë ministrat të Vetëvendosjes. Nuk kam dëgjuar ndonjë deklaratë të eksponentëve të lartë të Vetëvendosjes që përkrahin opozitën këtu. Interesi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut është që sa më shumë të bashkohemi”, tha Bekteshi.  

    Bekteshi: BDI do t’i fitojë zgjedhjet në zonën 5, ne do të kemi 4 deputetë, opozita 0

    Duke folur për situatën politike dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai u përgjigj se kushdo qoftë që do të jetë bartës liste në zonën 5, BDI-ja do t’i fitojë zgjedhjet. Sipas Bekteshit BDI-ja në zonën 5 do të marrë 4 deputetë, ndërsa opozita 0.

    “Nuk ka pasur diskutime në BDI sa i përket listave për deputetë dhe zonave të ndryshme, unë mund ta them lirisht që kushdo qoftë që është bartës liste në zonën 5, BDI-ja do t’i fitojë zgjedhjet. Por jo vetëm do ti fitojë zgjedhjet por do të ketë minimumi 4 deputetë, ndërsa opozita do të ketë 0 deputetë, këtë e tregojnë edhe sondazhet. Sa i përket zonë 5, qytatarët e dinë prej tani se kus do ta fitojë”, tha Bekteshi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tensione para zgjedhjeve!  

    Lajmi i rradhës

    “Nuk mjafton vetëm të thuhet “jemi për në BE”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë