Tensione para zgjedhjeve!  

    Komuna e Tetovës nuk largohet nga njoftimet se do ta heq kryqin që ishte vendosur në pronën e Kishës në Kodrën e Diellit. Nga Dioqeza Tetovë-Gostivar njoftuan se kanë marrë vendimin për rrënimin e kryqit dhe kanë paralajmëruar ankesë. LSDM-ja ka kërkuar nga koalicioni BESA dhe VMRO-DPMNE në komunën e Tetovës që ta tërheqin vendimin për rrënimin e objektit fetar në Kodrën e Diellit. Ata besojnë se çdo provokim dhe veprim mund të shkaktojë tensione me pasoja të rënda, të nxisë përçarje, ndarje fetare, politike apo etnike mes qytetarëve.

    PO INSTRUMETNALIZOHET RELIGJIONI

    Profesori universitar, Murat Aliu, për gazetën Koha, deklaroi se fillimisht duhet thënë që vërtetë është e papranueshme, por edhe nga një aspekt ‘tragjike’ që në vitin 2023 ne si shtet dhe shoqëri akoma merremi me çështje të kleronacionalizmit; çështje të cilat bota e qytetëruar i ka tejkaluar shumë shekuj më parë.

    “Nga ana tjetër ky është realiteti Ballkanik. Vend i cili për shekuj me radhë nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë. Sidoqoftë, shndërrimi i temave me motive fetare për debat publik apo shënjimi i hapësirës publike me simbole fetare pikërisht tani para zgjedhjeve është një praktik e njohur këtu në Maqedoninë e Veriut dhe kryesisht prapa këtyre praktikave qëndron një racionalitet politik. Pra, politizimi i simboleve fetare synon mobilizmin e qytetareve-votuesve pikërisht tani para zgjedhjeve. Qarqe, grupacione apo parti të caktuara duke ditur që temat me motive fetarë akoma janë një mobilizues ndër masat e gjera me qëllim problematizojnë këto tema për përfitime politike”, u shpreh Aliu.

    Ai gjithashtu tha se vendosja e kryqit nuk ka të bëjë me kauzë apo ideal, thjeshtë bëhet fjalë për një insturmentalizim të religjionit për qëllime të ulëta politike. Nga ana tjetër, siç tha Murati, ky diskurs (klero)nacionalist në fakt shpërfaq edhe paaftësinë e estabilishmentit politik, për të ofruar një vizion të qëndrueshëm dhe përparimtarë për shtetin dhe shoqërinë.  “Në mungesë të këtij vizioni, ajo që nga ofron estabilishmenti politik është intrumentalizimin e religjionit dhe ndjenjave nacionale si ‘opium’ për ta vendosur popullin në një gjendje pasive”, nënvizoi në fund Aliu.

    AKUZA PËR TENSIONE

    LSDM kërkon nga koalicioni BESA dhe VMRO në komunën e Tetovës të tërheqin vendimin për rrënimin e objektit fetar në Kodrën e Diellit. “Së pari, sepse në Kodrën e Diellit bëhet fjalë për pronë kishtare dhe simbol fetar (kryq) në oborrin e manastirit dhe jo objekt. Së dyti, sepse çdo provokim dhe veprim mund të shkaktojë tensione me pasoja të rënda, të nxisë mosmarrëveshje, fetare. ndarje politike apo etnike mes qytetarëve”, tha Fanica Nikoloska, deputete e LSDM-së.

    Derisa nënkryetari i partisë, Stefan Bogoev, vlerëson se në opinion ka rritje të nacionalizmit dhe ndezje të marrëdhënieve ndëretnike nga partitë opozitare të shqiptarëve. Ai tha se opozita po luan sërish të njëjtën tango si në kohën e regjimit, por tani aktorë janë Mickoski dhe Kasami. Politikanët, siç thotë ai, partitë etnike shqiptare me kusht, kur janë në koalicion me LSDM-në, veprojnë për multietnicitet dhe bashkëjetesë, e kur janë në koalicion me VMRO-DPMNE-në, rindezin pasionet ndëretnike.

    “Tani Mickoski dhe Kasami po e bëjnë atë lojën politike në të cilën njëri do ta mbrojë kryqin e Sharës, tjetri do ta rrëzojë me Komunën. Duke vepruar kështu, ata shpikin mënyra për të rindezur pasionet ndëretnike. Besoj se në vitin 2024 qytetarët do ta njohin këtë dhe nuk do ta lejojnë”, thotë Bogoev.

    Ajo që shihet qartë në horizont është që ekzistojnë tendenca që këto temat me motive fetare të shkaktojnë një përplasje ndëretnike (kjo përplasje jo patjetër duhet të jetë e dhunshme) kështu të ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2024. Por ai është i bindur se do të mbizotëroj racionaliteti dhe veprime të tilla mundë te kenë ndonjë ndikim, por jo edhe t’i përcaktojnë rezultatet e zgjedhjeve.

    Nga Partia E Majta, thonë se kryetari i Komunës së Tetovës Kasami në vazhdimësi është kryetari më i spikatur secesionist në vend, përveç kryetarëve të tjerë nga e djathta ekstreme shqiptare, i cili vazhdimisht dhe në çdo mënyrë cenon parimet e shtetësisë maqedonase.  “Politika e ekstremit të djathtë fashiste dhe antisekulare vazhdimisht nxit tensionet ndëretnike dhe synon maqedonasit, si për identitetin dhe shtetin e tyre, ashtu edhe për ndjenjat e tyre fetare”, thuhet në njoftimin e së Majtës.

    Ndryshe, KOM njofton se do të përdorin të gjitha mekanizmat ligjore për të parandaluar prishjen e objektit fetar. “KOM Dioqeza Tetovë-Gostivar do t’i mbrojë të drejtat e saj në drejtim të zgjidhjes së çështjes së caktuar përmes mekanizmave ligjorë në dispozicion. Apelojmë qytetarët që të mos i’u nënshtrohen provokimeve të shpeshta dhe t’i përkushtohen paqes dhe marrëdhënieve të mira ndërfetare”, njoftuan nga Dioqeza Tetovë-Gostivar. Bordi kishtar i manastirit “Shën Naum” në Kodrën e Diellit është i mendimit se kryqi i ngritur është pajisje urbane dhe është vendosur në pronë private.

    Lajmi Paraprak

    Padi ndaj Zdravevit për përmendoret e projektit “Shkupi 2014”, shpëtoi Gruevski

    Lajmi i rradhës

    Bekteshi: Nuk kam dëgjuar ndonjë nga eksponentë të lartë të LVV se e përkrahin opozitën në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë