Bekteshi: Po diskutojmë sesi t’ua ofrojmë qytetarëve energjinë elektrike me çmim më të ulët

    Bekteshi: Nuk po diskutojmë për blerjen e gazit nga Serbia, por për shkëmbimin e energensëve

    Në negociatat për furnizimin me gaz, që po zhvillohen aktualisht me Serbinë, nuk po flasim për shit-blerje, por për shkëmbim, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin “360 Gradë” në Alsat. Sipas tij qëllimi përfundimtar është ngrohja dhe rryma më e lirë.

    “Nuk po flasim për blerje apo shitje këtu, po flasim për shkëmbim. Ne si shtet kemi interes që të kemi gaz natyror me çmim më të ulët sepse do të kemi një çmim më të ulët si për energjinë termike ashtu edhe për energjinë elektrike që do të mund t’ua ofrojmë qytetarëve. Një pjesë do t’ia ofrojmë Serbisë, një pjesë do ta përdorim për nevojat tona”, tha Bekteshi.

    Bëhet fjalë për një proces në të cilin Serbia do të dërgonte gaz në TETO, aty do të prodhohet energji termike dhe energji elektrike dhe Maqedonia do t’i kthejë Serbisë energjinë elektrike.

    Bekteshi nuk pajtohet me “grupin e zjarrit”, thotë se mbështetja për BDI-në po shënon rritje

    Bekteshi i cili vjen nga radhët e BDI-së nuk pajtohet me të ashtuquajturin “Grupi i zjarrit” sepse sipas tij mbështetja për Bashkimin Demokratikë për Integrim po shënon rritje.

    Ndërkohë që theksoi se qëndrimi i tij për zhvillimet brenda BDI-së është i njëjtë me qëndrimin e Ali Ahmetit.

    “Qëndrimi im personal është me siguri qëndrim i kryetarit Ahmeti. Mendoj që kryetari Ahmeti e elaboroi në detaje sa u përket ndodhive në BDI ditëve të fundit. Vazhdon diskutimi brenda në parti. Pra qëndrimi edhe i imi, por edhe i shumicës së anëtarëve të BDI-së është qëndrimi i zotëri Ahmetit…Nuk do të isha pajtuar, sepse shohim edhe anketat e fundit, edhe dje kishte një anketë e cila është bërë publike, është rrit mbështetja ndaj BDI-së në nivel nacional… Në përgjithësi të gjitha numrat, sondazhet tregojnë se që BDI-ja është partia e parë e pakontestueshme në bllokun politik shqiptar”, tha Bekteshi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Temat mbi çështjet etnike shtojnë dezinformatat në mediat e Maqedonisë së Veriut

    Lajmi i rradhës

    FJALA SHQIPE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë