Bekteshi: Qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë gazin nga viti i ardhshëm (Video)

    Ndërtimi i sistemit të gazifikimit në aksin Shkup-Tetovë-Gostivar, i cili filloi në dhjetor të vitit 2016 dhe që pritej të përfundonte në dhjetor të vitit 2019, akoma nuk është përfunduar. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot para medias theksoi se rrjeti i gazifikimit ka arritur në komunën e Gostivarit, ndërsa vitin e ardhshëm do të vazhdojë drejt komunës së Kërçovës, në Strugë dhe lidhemi me interkoneksionin i cili është planifikuar me republikën e Shqipërisë, shkruan Nistori.

    “Maqedonia e Veriut në kontinuitet investon në rrjetin primar dhe sekondar sa i përket realizimit dhe ndërtimit të gazsjellësit në vend. Pra, për momentin kemi arritur në komunën e Gostivarit, vitin e ardhshëm vazhdojmë drejt komunës së Kërçovës, në Strugë dhe lidhemi me interkoneksionin i cili është planifikuar me republikën e Shqipërisë. Deri në fund të këtij viti do të fillojë edhe ndërtimi i interkonektorit të ri i cili do të mundësojë rritjen e sigurisë dhe stabilitetit”, deklaroi Bekteshi.

    Në lidhje me pyetjen e Nistori-t se kur qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë gazin dhe nëse ka një afat kohor për këtë, Bekteshi u përgjigj se nga viti i ardhshëm qytetarët do të mund të jenë përdorues i gazit.

    “Qytetarët gazin do të fillojnë ta shfrytëzojnë nga viti i ardhshëm, për shkak se paralelisht me ndërtimin e rrjetit kryesor të gazsjellësit, në përfundim e sipër jemi edhe për firmosjen e kontratës me partnerin privat i cili do të ndërtojë edhe rrjetin distribuiv, i cili është i nevojshëm për kyçejn e amvisërive, por edhe njëkohësisht industrisë në përgjithësi”, shton Bekteshi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Carovska: Me dorëheqjen e kryetarit Zoran Zaev i përfundon mandati gjithë lidershipit

    Lajmi i rradhës

    Schinas: Pasardhësit e Zaevit të mbeten të përkushtuar ndaj perspektivës europiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë