Carovska: Me dorëheqjen e kryetarit Zoran Zaev i përfundon mandati gjithë lidershipit

    Foto: AIM

    Nënkryetarja e LSDM-së Milla Carovska, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Zoran Zaevit, nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së.

    Carovska shkruan se me dorëheqjen Zaevit, ndërpritet edhe mandati i të gjithë udhëheqësisë së partisë.

    “Gjatë dy viteve e gjysmë, së bashku me kryesinë e partisë, kemi punuar me përkushtim për të adresuar të gjitha sfidat që lidhen me përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve dhe statusit ndërkombëtar të vendit”.

    “Me dorëheqjen e kryetarit Zoran Zaev i përfundon mandati gjithë lidershipit. E falënderoj për besimin dhe mundësinë për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë”, shkruan Carovska.

    Ajo në fund thotë se do të mbetet plotësisht e përkushtuar në luftën për vlerat socialdemokratike.

    Ndryshe, nga LSDM sot njoftuan se në rrjedhë janë konsultimet e vazhdueshme me partnerët e koalicionit, për të vendosur për emrin e kryeministrit të ardhshëm, si dhe ruajtjen e shumicës në Kuvend.

    Lajmi Paraprak

    Një pjesëtar i ASK-së i përfshirë në një arrestim për përafaqësim të rremë

    Lajmi i rradhës

    Bekteshi: Qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë gazin nga viti i ardhshëm (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë