Ben Wallace: Pushtimi i Ukrainës do të shënojë rënien e Putinit

    Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha se pushtimi i Ukrainës do të shënojë rënien e presidentit rus, Vladimir Putin.

    Wallace tha se forcat ruse, që janë angazhuar në pushtimin e Ukrainës, janë “rraskapitur” tashmë nga rezistenca e forcave lokale.

    Ai tha se ushtria ruse po përballet me probleme logjistike dhe ka pësuar mijëra humbje në 13 ditët e para të pushtimit.

    Wallace shtoi se është “detyrë e pamundur” të pushtosh një vend me 44 milionë banorë.

    “Ky do të jetë fundi i Putinit dhe kështu duhet të jetë”, tha Wallace për BBC-në.

    Sipas tij, Putin është tashmë “një forcë e shpenzuar” në botën e gjerë, sepse komuniteti ndërkombëtar ka konstatuar se pushtimi i Ukrainës dhe katastrofa humanitare që ai ka shkaktuar, “janë të papranueshme”.

    Sanksionet ndërkombëtare, të vendosura ndaj Rusisë, “po e zvogëlojnë ekonominë e tij në zero” dhe Putin “është përgjegjës për këtë”, tha Wallace.

    Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksionesh ekonomike dhe diplomatike kundër Rusisë, pasi kjo e fundit ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.

    Putin ka dhënë urdhrin për pushtim pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes. /REL/

    Lajmi Paraprak

    MPJ publikon listën për Ambasadorë të RMV-së në Bullgari, Kanada dhe OKB

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është zbokthi?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë