“BENZINA E ARTË – VETËM QIELLI ËSHTË KUFIRI I ÇMIMEVE” | Aksion artistik për shtrenjtimin e derivateve të naftës (FOTO)

    Qendra për Arte Bashkëkohore (QAB) ka realizuar një aksion artistik duke paralajmëruar një sërë aksionesh kushtuar rritjes enorme të çmimeve të produkteve, energjisë dhe uljes së standardit të jetesës së qytetarëve, shkruan MOF, përcjell Nistori.

    Ata sqarojnë se aksioni artistik titullohet “Benzina e artë – vetëm qielli është kufiri i çmimeve”, dhe ka për qëllim t’u kujtojë autoriteteve se me heqjen e masave për uljen e çmimit të karburanteve, qytetarët e Maqedonisë kanë vështirësi të kryejnë detyrat e tyre të përditshme dhe rreth 100 mijë qytetarë janë të varur drejtpërdrejt nga çmimi i derivateve të naftës.

    “Çmimet e benzinës dhe të derivateve të naftës janë ngritur në qiell, si po shkojnë gjërat do të bindemi në shprehjen që vetëm qielli është kufiri ‘only skiy is a limit’. Javët e fundit qytetarët e Maqedonisë dhe më gjerë paguajnë për një cisternë më shumë se sa kushton një gram ar në bursa – rreth 3600 denarë kundrejt 4-5000 denarë sa kushton një cisternë karburanti. Në fakt, shumë po pyesin nëse po mbushim uiski, parfum apo karburant në depozita, sepse një litër naftë në javët e fundit është më i shtrenjtë se një litër verë dhe pothuajse dy herë më i shtrenjtë se një litër bozë, birrë apo lëng frutash.” – thonë organizatorët.

    Ata shpresojnë që me veprime të tilla, artistët së bashku me sindikatat dhe punëtorët do të ndikojnë që Qeveria të ndalojë çmimet astronomike dhe të sigurojë, nëse jo zhvillim, të paktën mbijetesë për qytetarët. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia nuk ka marrë masa kundër shtrenjtimit të produkteve bazë

    Lajmi i rradhës

    23 vjet nga çlirimi i Kosovës dhe vendosja e ushtarëve të NATO-s

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë