“Beograd apo Moskë” / Zejdi dikur për Ahmetin: ta dërgojmë atje ku e ka vendin

    Skender Rexhepi Zejdi që sot përfundoi me Ali Ahmetin, ishte mjaft i zëshëm kundër politikave të BDI-së dhe vet Ahmetit. Kështu, dy vjet më parë, nga një tubim në Çair, Zejdi kishte thënë se Ali Ahmeti dhe BDI ideologjikisht e kanë vendin në Beograd apo Moskë.

    “Do e kisha lutur Ali Ahmeti dhe komandant Kërmillin që janë në lartësi në hava, të zbresin për një moment në tokë sepse jeta njerëzve nuk është këngë dhe humor. Jeta e njerëzve është dhimbje, pikëllim, tragjedi që ata 20 vite e kanë mbjellë në tokë dhe po 20 vite mbeti në hava dhe me shpresë që era t’i barte dhe t’i çoje atje ku e kanë vendin ideologjikisht në Beograd apo Moskë sepse trojet shqiptare i takojnë bijve të shqipes”, kishte thënë asokohe Skender Rexhepi – Zejd. 

    Lajmi Paraprak

    Lloga nënshkruan kërkesën për ekstradimin e Sheval Muaremit

    Lajmi i rradhës

    Kur do të zgjidhet problemi me mbeturinat në Tetovë?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë