Lloga nënshkruan kërkesën për ekstradimin e Sheval Muaremit

    Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka nënshkruar kërkesat për ekstradim të Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajanit, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. Kërkesat, siç theksojnë nga atje, pasi të përkthehen do t’i përcillen Ministrisë së Punëve të Jashtme për procesuim të mëtejshëm deri te Emiratet e Bashkuara Arabe.

    MPB kohë më parë dorëzoi flet-arrest ndërkombëtar për Sheval Muaremin.

    Flet-arrest ndërkombëtare është paraqitur edhe për shtatë persona tjerë, në mesin e të cilit është edhe Çajani.

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Tetovës akuzon Qeverinë për nxitje të urrejtjes ndërmjet qytetarëve

    Lajmi i rradhës

    “Beograd apo Moskë” / Zejdi dikur për Ahmetin: ta dërgojmë atje ku e ka vendin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë