Berbok: Duhet ta sillni Europën këtu, nëse dëshironi që të rinjtë të mos ikin nga RMV

    Nëse nuk dëshironi të gjithë të rinjtë të shkojnë në Evropë, atëherë Evropën duhet ta sillni këtu, porositi sot shefja e displomacisë gjermane., Analena Berbok, në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun e saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, përcjell Nistori.

    “Tani kur bëhet fjalë zbatimin e asaj për të cilën është arritur marrëveshje, kur me të vërtetë duhet të ndryshohet Kushtetuta, atëherë mundem vetëm të iu inkurajojë, dhe jo vetëm si përfaqësuese e qeverisë. Drejtohem deri tek të gjithë partitë demokratike, deri tek të gjithë pjesëmarrësit. Shfrytëzoni të gjitha mjetet në dispozicion që procesi të vijon muajve në vijim”.

    “Ne si Bashkim Evropian kemi thënë se fillimisht duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese e më pas të mund të fillojnë negociatat, të hapen klasterët që Republika e Maqedonisë së Veriut më në fund të bëhet anëtare e BE-së”, deklaroi mes tjerash Baerbock.

    Lajmi Paraprak

    Si i bëhet me krizën bankare?

    Lajmi i rradhës

    Edi Rama në Londër: Stop përdorimit të shqiptarëve për politikë të brendshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë