Berisha akuzon Yuri Kim se po ndërhyn në procesin gjyqësor të PD-së

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka akuzuar ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim se po ndërhyn direkt në procesin gjyqësor të Partisë Demokratike.

    Në një komunikim me gazetarët, ish-kryeministri i bëri thirrje qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të “ndalojë ndërhyrjet e përfaqësueses së saj në proceset gjyqësore në Shqipëri”.

    “Javën e kaluar u informova se kam informacion për dy burime, së fundmi guvernatorja (Yuri Kim) bën takime për procesin gjyqësor. I bëj thirrje qeverisë së ShBA-ve të ndalojë ndërhyrjet e përfaqësues së saj në proceset gjyqësore në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

    Berisha tha se, ambasadorja Kim ka pasur takime për të ndikuar në vendimmarrjen e Gjykatës së Apelit.

    “Kam 3 burime që më thonë se ka ndërhyrje të Kim në gjykatë. Nëse autoritetet e SHBA kërkojnë prova për këto informacione, unë do u tregoj gjithçka”, shtoi ai.

    Ish-kreu i PD tha se ndërhyrja e ambasadores në çështjen e opozitës është “qesharake”.

    “I them që ka marrë fund koha e lojës dhe diktimit të akuzave që duhet të bëjë opozita”, shtoi Berisha.

    Gjykata e shkallës së parë e Tiranës ka njohur Kongresin e organizuar nga ish-kryeministri Berisha, ndërkohë kryetari në detyrë, Enkelejd Alibeja e ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit.

    Berisha lëshoi akuza të tillë për ambasadoren Kim edhe një javë më parë. Yuri Kim përmes një reagim në rrjetet sociale iu përgjigj indirekt ish-kryeministrit Berisha. 

    Lajmi Paraprak

    Presidentja Osmani kërkon mbështetjen e Letonisë për anëtarësim në NATO

    Lajmi i rradhës

    MPB: Maketat e policëve me radar do të parandalojnë vozitjen e shpejtë në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë