Berisha: Pastrimin e korrupsionit duhet ta bëjmë për veten, pastaj për BE-në

    Vjollcë Berisha / Fotografia: Nistori

    Vjollca Berisha nga ASh në emisionin Klan Debat ka akuzuar BDI-në se ka ndikuar direkt në politizimin e gjyqësorit, duke i përzgjedhur gjyqtarët dhe prokurorët me direktiva partiake. Kjo sipas Berishës, dëshmohet edhe në bisedat e përgjuara të publikuara para disa viteve, përcjell Nistori.

    Ndërkaq, Arta Bilalli Zendeli nga BDI u shpreh se partia ku bën pjesë ajo është kujdesur që të rritet numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë në Maqedoni.

    Anulimi i vizitës së delegacionit amerikan | Berisha: Mund të jetë mesazh për ndonjë skandal korruptiv

    Berisha mendon se anulimi i vizitës së delagacionit nga SHBA në Maqedoni mund të jetë ndonjë mesazh për krerët poltik në vend. Sipas saj, edhe pse zyrtarisht nuk ka ndonjë arsye për anulimin e vizitës, sërish ka vend për dyshime.

    “Gjithçka kur ndodh kështu e kur lidhet me Maqedoninë, sidomos nga shtete serioze si SHBA, na jep të drejtë për të menduar se është njëlloj mesazhi… fatkeqësisht jetojmë në një vend skandalesh dhe gjithmonë kërkojmë se mos ndoshta arsyeja që nuk vijnë është për shkak të ndonjë skandali”, sqaroi Berisha.

    Berisha: Pastrimin e korrupsionit duhet ta bëjmë për veten, pastaj për BE-në

    Berisha vlerëson se luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, ne duhet ta bëjmë fillimisht për të mirën tonë e pastaj për të mirën e Bashkimit Evropian. Është e turpshme, sipas saj, që Maqedonia të rangohet aq poshtë në listat e vendeve të korruptuara e me demokraci më pak të zhvilluara.

    “Fatkeqësisht jetojmë në një vend kaq të korruptuar e që vit pas viti zbresim në nivelin e shteteve me demokraci më të dobët dhe është e turpshme që nga mesi i Evropës të zbresish në nivelin e shteteve afrikane”, shtoi Berisha. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Partitë maqedonase pengojnë procesin e vetingut”

    Lajmi i rradhës

    Grubi: Qytetarët e Maqedonisë kanë blerë prona në zonat bregdetare të Shqipërisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë