Berisha: Shqipëria po renditet sërish në anën e kundërt të historisë

    Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha tha sot se “Shqipëria po renditet sërish në anën e kundërt të historisë”.

    I pranishëm në tryezën “Të Rikthejmë Shqipërinë në Rrugën Europiane”, Berisha u shpreh se gjatë viteve të qeverisjes së Kryeministrit Edi Ramës u shpërbënë standardet e arritura.

    “Në mënyrë të përsëritur, mendoja se ky njeri nuk ka asnjë interes për integrimin e Shqipërisë në BE. Megjithatë, ky proces është një proces me fuqi të madhe shtytëse. Por, çfarë qëndrimi mbajtëm ne shqiptarët ndaj këtij procesi? Mbajtëm një qëndrim shumë të mefshtë. Nëse u referohemi debateve në shoqërinë tonë dhe opinioneve, ato janë larg atij niveli që duhet të ishin, në përputhje me rëndësinë jetike të këtij procesi”, ka thënë kreu i PD-së.

    “Në këto 8 vite, jo vetëm që nuk u rrit ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e këtij procesi, për zhvillimet në vend që bllokonin këtë proces, por më shumë u propagandua nga qeveria një Europë që ka problemet e veta të mëdha dhe që ato probleme i pasqyron tek ne”, tha Berisha.

    Duke folur edhe për bojkotin e mundshëm ndaj Samitit të BE nga Rama, Berisha ka thënë se “kjo që po ndodh këto ditë është përsëritje e asaj që ndodhi në vitin 1944, në kuptim të rreshtimit.”

    “Në ato vite, ne u rreshtuam në anën e kundërt të historisë dhe tani po rreshtohemi prapë në anën e kundërt të historisë. Ballkani i hapur, që u themelua në Novi Sad nga Vuçiç, u shpall se kjo është “Jugosllavia e vjetër + Shqipëri”. Në këtë proces u konsoliduan lidhjet jo vetëm me Beogradin, por edhe me Moskën. Ky proces solli një përçarje dhe luftë të ftohtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një aventurier dhe vasal (Edi Rama) deklaroi dje se refuzon ftesën e Brukselit. Ky vendim u mor përpara në Beograd dhe u shpall nga padroni i tij (Vuçiç). Kurrë ndonjëherë nuk e kemi pasur fatin tonë larg duarve tona sesa sot”, shtoi Berisha.

    Lajmi Paraprak

    Kush janë vendet pa ushtri

    Lajmi i rradhës

    Varhei: Faleminderit Borisov për vendimin historik për të pranuar propozimin francez për Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë