Varhei: Faleminderit Borisov për vendimin historik për të pranuar propozimin francez për Maqedoninë e Veriut

    Borisov tha sot se GERB do të japë “dritën jeshile” për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përcjell Nistori.

    Komisioneri për Zgjerim të BE-së Oliver Varhei falënderoi liderin e partisë opozitare bullgare GERB, Bojko Borisov, i cili tha në një konferencë shtypi më herët sot se propozimi francez ishte i pranueshëm për partinë e tij.

    “Falënderojmë liderin e opozitës GERB, Bojko Borisov, për vendimin historik që Europa dhe Maqedonia e Veriut të pranojnë negociatat në bazë të propozimit francez, duke lejuar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ne presim që qeveria të paraqesë propozimet e nevojshme në parlament sot në mënyrë që Europa të mund të ecë përpara.”

    Borisov tha sot se GERB do të japë “dritën jeshile” për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, nëse ka një propozim të tillë nga qeveria bullgare në Parlamentin bullgar.

    Borisov deklaroi se Grupi i deputetëve të[ partisë, i cili numëron 59 deputetë, do ta mbështesë “propozimin francez” në mbledhje plenare të kuvendit.

    “Propozimi francez për Maqedoninë e Veriut është shumë i mirë. Unë i besoj presidentit Macron dhe BE-së.” – tha Borisov më herët sot. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Berisha: Shqipëria po renditet sërish në anën e kundërt të historisë

    Lajmi i rradhës

    Xhaka kërkohet nga tri klube të Serie A

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë