Berisha sulmon ambasadoren amerikane: Sillet si guvernatore, njësoj siç bënte ambasadori i Bashkimit Sovjetik dikur

    Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD-së të thirrur prej tij, ish-kryeministri Sali Berisha, atakoi ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri kim për qëndrimet e saj pro qeverisë.

    Berisha theksoi se i vjen shumë keq që sheh se ambasadorja e vendit më të lirë të botës sillet si guvernatore, njësoj siç sillej ambasadori i Bashkimit Sovjetik në tiranë në të shkuarën.

    “Foltorja ishte institucioni i lirsë në të cilën ju debatuat, morët përgjegjësi dhe kërkuat që PartiaDemokratike të rithemelohet mbi vlerat parimet dhe statutin e saj. Faktikisht rithemeloi partinë e lirive tona, e ekonomisë së lirë të tregut, e interesit kombëtar, e dinjetetit njerëzor. Ndaj unë dua të përuklem përpar atyre qytetarëve që mbushën sallat, përpara atyre delegatëve që firmosën mbajtjen e kKuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e

    Neë jemi dhe mbetemi parti e vokacionit perëndimor e ushtruar nga kjo nga zemrat e studentëve shqiptarë

    Për ne Shqipëria NË Evropë mbetet objektivi më madhor i programit tonë. Ne këtë filluam këtë rrugë në kushte të vështira, kundëër nesh narkoshteti me milionat dhe fallangat e tij, kundër nesh peng kryetari me gjithë mbështetjen e qeverisë, por ne u përballëm gjithashtu me një ndërhyrje brutale të diplomatëve nga një vend mik si ShBA.

    Me këtyë rast dua tu them këtyre zyrtarëve se ne jemi një kombi  vjetër dhe pa kush më shumë se ne ka pasur të bëjë me superfuqitë e kohërave, nga lartësia e deri më sot.

    Është e trishtuar e dhimshme të shohësh ambasadoren e ShBA-ve të sillet si guvernatore njësoj siç sillet ambasadori i Bashkimit Sovjetik në Tiranë dikur. Miqt e mi, perandoritë ndryshojnë si nata me ditën, por mjerisht burokratët nganjëherë e harrojnë këtë. President ii Sh=BA-ve miratoi me dekretin e tij jë ambasdore të vlerave të lirisë së këtij kombi, por çfarë ndodhi në këto vite. Në kulmin e mbulimit me drogë të vendit me opjesëmarrjen e policisë, përfaqësuesi i vendit më të madhe përgëzon policinë për luftën kundër drogës. Ligjërata të tëra në mbështetje në mbështetje të qeverisë dhe merret duke sulmuar opozitën dhe deklaratat e saj”, tha Berisha.

    Lajmi Paraprak

    Sipas statutit të ri, kryetari që humb zgjedhjet i përfundon mandati

    Lajmi i rradhës

    Qeveria paralajmëron rritjen të rrogës minimale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë