Sipas statutit të ri, kryetari që humb zgjedhjet i përfundon mandati

    Në Kuvendin kombëtar të Partisë Demokratike, u miratua edhe statuti i ri i partisë, sipas të cilit bëhen disa ndryshime thelbësore në organizimin e saj.

    Sipas statutit të ri është parashikuar që kryetarit të saj t’i mbarojë mandati pa të drejtë rikandidimi, në rast se partia humbet zgjedhjet e përgjithshme dhe nuk rezulton forcë fituese qeverisëse.

    Me këtë hapet rruga për largim të kryetarit aktual të partisë, Lulëzim Basha.

    Në statutin e ri gjithashtu është parashikuar që nëse partia humbet zgjedhjet lokale, atëherë kryetari votëbesohet me votë të fshehtë në kuvendin kombëtar dhe quhet i votëbesuar nëse ka marrë jo më pak se 70% të votave të anëtarëve që kanë marrë pjesë në votim.

    Gjithashtu, statuti i ri përpiqet të bëjë të pavlefshëm kuvendin kombëtar të datës 18 të thirrur nga Lulzim Basha, duke sanksionuar që çdo vendim tjetër i ndërmarrë pas hyrjes në fuqi të statutit, shfuqizohet automatikisht.

    Në statut është parashikuar ngritja e një komisioni të përkohshëm, që do të hapë rrugën për ndryshimet e plota të partisë.

    Sali Berisha, i cili propozoi mbajtjen e kuvendit kombëtar pasi Lulzim Basha e pezulloi përkohësisht nga grupi parlamentar i PD për shkak se ishte shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se gjatë punimeve të kuvendit kombëtar të sotëm, Basha do të shkarkohet nga detyra e kryetarit.

    Ai vetë ka shpallur kandidaturën për t’u bërë kryetar partie, e nëse votohet do të rikthehet në këtë post pas 8 vitesh. /a2/

    Lajmi Paraprak

    Deponimet e naftës në TEC Negotinë janë duke u mbushur, prodhimi fillon javën e ardhshme

    Lajmi i rradhës

    Berisha sulmon ambasadoren amerikane: Sillet si guvernatore, njësoj siç bënte ambasadori i Bashkimit Sovjetik dikur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë