Bërnabiq: Që Kosova të bëhet anëtare e UNESCO’s, do të ishte katastrofale

    Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha në Paris se Kosova do të jetë në agjendën e saj gjatë vizitës dyditore në Francë.

    Sipas saj, Serbia do të kundërshtojë përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

    Bërnabiq shtoi se anëtarësimi i Kosovës do të ishte “katastrofale, një precedent i madh dhe do të sillte me vete çështje të përmasave globale, të cilat nuk i nevojiten UNESCO-s”, shkruan “Danas”.

    Duke folur të enjten në prag të seancës së sotme të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s dhe në shënimin e 75-vjetorit të kësaj organizate, kur do t’u drejtohet pjesëmarrësve, Bërnabiq tha se do të merret me çështjen e Kosovës dhe manastiret në Kosovë.

    Lajmi Paraprak

    Jep dorëheqje Arjanit Hoxha

    Lajmi i rradhës

    Hoxha: Rexhepi ishte njëri nga organizatorët për rrëzimin e qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë