BFI: Kryqi në Kodrën e Diellit nxit tensione ndërfetare dhe ndëretnike

    Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka reaguar për propozimin për vendosjen e kryqit në Kodrën e Diellit të Tetovës. Nga ky institucion fetar thonë se kjo do të nxiste tensione ndëretnike dhe ndërfetare në vend.

    “Bashkësia Fetare Islame e RMV mbetet e habitur me paraqitjen e kryqit në Kodrën e Diellit në Tetovë, andaj e kupton si një akt jo qëllim mirë që ngrit tensione ndërfetare dhe ndërnacionale.

    Objektet fetare janë nevojë e besimtarëve, dhe me ndërtimin e Xhamisë si dhe me ndërtimin e Kishës kah moti u plotësuan nevojat e besimtarëve të krishter dhe mysliman, andaj çdo objekt fetar që ngritet për të treguar superioritet apo provokim vërtetë nuk i shërben qëllimit kryesor drejt Zotit, pra Kryqi i ngritur në Kodrën e diellit është një provokim dhe si i tillë në këto momente i paqëlluar dhe ndikon negativisht në marrëdhëniet ndërnjerëzore”, thuhet në reagimin e BFI-së.

    Andaj, shtojnë nga atje, ngritja e çdo objekti fetar duhet të jetë me qëllim të shërbimit ndaj Zotit, afrimit mes njerëzve, paqes dhe bashkëjetesës. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Gashi: Votuesi shqiptar do të votojë ose për BDI-në dhe status quon ose për opozitën e cila sjell ndryshimin

    Lajmi i rradhës

    A duhet të ndalohet përdorimi i telefonave celularë në shkolla?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë