Sulejmani: Nga informacionet në terren, fitojmë bindshëm

    Sedat Sulejmani nga Lëvizja Besa, ka dalë në konferencë për shtyp, pas mbylljes së procesit të votimit në qytetin e Tetovës.

    Ai tha se nuk kanë regjistruar parregullsi, por shtoi se ende janë duke i pritur procesverbalet nga vëzhuguesit e tyre.

    Megjithatë, Sulejmani tha se nga informacionet që i kanë në terren, Lëvizja Besa ka fituar bindshëm.

    “Fillimisht i falënderoj qytetarët, aktivistët dhe vëzhguesit e Lëvizjes Besa. Sa i përket procesit zgjedhor, nuk kemi evidentuar problem të dukshëm. Megjithatë jemi në pritje të procesverbaleve për të parë nëse gjithçka është në rregull. Por siç e keni parë edhe ju, disa funksionarë të BDI-së bënë disa postime me të cilat e prishën heshtjen zgjedhore”.

    “Ju bëj thirrje të gjithë komisionerëve që të jenë të kujdesshëm në numërimin e votave, për arsye që të mos shtrembërohet vullneti i qytetarëve. Sipas informacioneve që i kemi ne në terren, fitojmë bindshëm. Megjithatë, me ardhjen e informacioneve nga kutitë e votimit do të dalim sërish në konferencë”, deklaroi Sedat Sulejmani./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mbyllet procesi i votimit, fillon numërimi i votave

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski e shpall Arijan Ibrahim kryetar të Komunës Qendër Zhupë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë