Gashi: Votuesi shqiptar do të votojë ose për BDI-në dhe status quon ose për opozitën e cila sjell ndryshimin

    Atë që jemi duke e bërë me bashkimin e tre partive më të mëdha në opozitë është shembull i madh se megjithatë kemi gjetur energji që të tejkalojmë vetveten, të bashkohemi që të jemi alternativa reale e votuesit i cili dëshiron ndryshimin. Kështu tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në emisionin “Win Win” në Telma, ku shtoi se nga viti 2011, votuesi shqiptar voton opozitën por se për shkak më tepër listave dhe mos bashkimit, BDI arrin që të mbetet në pushtet.

    “Për herë të parë në këto zgjedhje do të kemi votim bardh e zi. Dy blloqe. Në një bllok do të jetë BDI me partitë tjera dhe në bllokun tjetër do të jemi ne dhe do ta mbajmë derën hapur për ata të cilët dëshirojnë ndryshim. Kush do që dëshiron të dalë e vetme nuk do të mund të hyjnë në këtë fotografi bardh e zi. Votuesi shqiptar është ndarë në BDI i cili është paraqet status quon e keqe dhe opozita shqiptare e cila dëshiron ndryshimin”, deklaroi Afrim Gashi.

    Sa i përket ASH-së, Gashi tha se Aleanca duhet të jetë e mençur dhe duhet ta dëgjoj zërin e elektoratit e cila është opozitar.

    Lajmi Paraprak

    Parlamenti turk shtyu vendimin rreth anëtarësimit të Suedisë në NATO

    Lajmi i rradhës

    BFI: Kryqi në Kodrën e Diellit nxit tensione ndërfetare dhe ndëretnike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë