BFI Maqedoni ngushëllon familjarët e viktimave: Të lutemi për të vdekurit

    Bashkësia Fetare Islame nëpërmjet një komunikimi ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim të shpejtë, përcjell Nistori.

    “Me rastin e tragjedisë së aksidentit të ndodhur në Bullgari në autostradën Struma, të autobusit që udhëtonte në linjën Stamboll – Shkup, ku humbën jetën 45 persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV urgjentisht mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme, të konvokuar nga Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai. Fillimisht, Bashkësia Fetare Islame e RMV u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e BFI-së.

    Nga atje shtojnë se në fillim të mbledhjes është bërë lutje për shpirtin e të ndjerëve dhe më pas reisi Shaqir Fetai njoftoi të pranishmit për kontaktet e vazhdueshme mes BFI-në e Bullgarisë si dhe me familjet e të aksidentuarve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tri ditë zie për fatkeqësinë tragjike të autobusit në Bullgari

    Lajmi i rradhës

    Masat e reja kundër Covid-19 do të caktohen në seancën e ardhshme qeveritare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë