Tri ditë zie për fatkeqësinë tragjike të autobusit në Bullgari

    Qeveria në mbledhjen e sotme të rregullt – të 120-të, që filloi me heshtje njëminutëshe në shenjë respekti për viktimat nga fatkeqësia tragjike e autobusit në Bullgari dhe në shenjë ngushëllimi për familjet e tyre, solli vendim që shpallen tri ditë zie në tërë territorin e vendit, përcjell Nistori.

    Poashtu edhe Këshilli i Ministrave të Bullgarisë vendosi që 24 nëntor i vitit 2021 të shpallet ditë zie kombëtare.

    “Qeveria shpreh ngushëllimet e saj për të afërmit e viktimave. Në kujtim të tyre, flamujt shtetërorë të të gjitha institucioneve shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë”, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë bullgare.

    Ndryshe, të paktën 46 persona vdiqën në autobusin që u kaplua nga zjarri në autostradën “Struma”. Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Prokurori Jovevski: Faktori njeri ose parregullsia teknike e automjetit janq shkaqe të mundshme të aksidentit

    Lajmi i rradhës

    BFI Maqedoni ngushëllon familjarët e viktimave: Të lutemi për të vdekurit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë