BFI merr vendim: Haxhi për këtë vit do të kushtojë 6550 euro

    Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut njofton se Rijaseti ka miratuar vendim sipas të cilit, çmimi për kryerjen e haxhit për një person do të jetë 6550 euro.

    Në këtë çmim përfshihen:

    • Akomodimi në hotel në Mekë (23 net)
    • Akomodimi në hotel në Medinë (5 net)
    • Udhëtimi me aeroplan, vajtje-ardhje, në relacionin: Shkup-Xhedda dhe Medine-Shkup
    • Taksa për qëndrim në Arafat dhe vende të tjera të shenjta
    • Transporti i haxhinjve në vendet e shenjta (Meka, Medinë);
    • Ushqimi gjatë qëndrimit 28-ditor në Mekë dhe në Medinë;
    • Pagesa e kurbanit;
    • Ihrami;
    • Vaksinimi;
    • Barnat;
    • Transporti prej Myftinive deri në Aeroport dhe anasjelltas;
    • Ekipi mjekësor dhe udhëheqësit fetarë;
    • Marrja e vizës dalëse;
    • Harxhimet administrative të Myftinive të BFI-së.

    BFI njofton se numri është plotësuar konform kuotës së caktuar nga Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite dhe sivjet udhëtarë për në vendet e shenjta do të jenë 2.030 haxhinj.

    “Fatkeqësisht, për shkak të paraqitjes së numrit të madh të kandidatëve, mbi tre mijëve (3.000) nuk është e mundur t’u realizohet dëshira për shkuarje në Haxh, kështu që kandidatët që kanë qenë në pritje, do të jenë në listën e Haxhit 2024. Të gjithë nijetlinjve të Haxhit 2023 u dëshirojmë Haxh të pranuar”, njofton Komisioni Qendror i Haxhit 2023 i BFI-së së RMV-së.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë ka të re Deklarata e Kosovës dhe Serbisë për të Zhdukurit?

    Lajmi i rradhës

    TRAGJEDIA NË SERBI | Sociologët në RMV: Prindërit dhe shkollat të kenë kujdes me nxënësit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë