Biden nominon David J. Kostelancik për ambasador në Shqipëri

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nominuar emra të rinj për të shërbyer si udhëheqës kryesorë në administratën e tij, përfshirë disa ambasadorë, në mesin e të cilëve është edhe i nominuari për ambasador të ardhshëm në Shqipëri.

    Biden nominoi diplomatin David J. Kostelancik për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

    Pas nominimit nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, propozimi i kalon Senatit për miratim, dhe më pas pritet që Kostelancik të marrë zyrtarisht detyrën duke zëvëndësuar ambasadoren Yuri Kim.

    David J. Kostelancik, diplomat karriere, aktualisht shërben si këshilltar për Politikën e Jashtme i gjeneralit Mark Milley. Ai ka shërbyer më herët si zëvendësshef i Misionit të SHBA-së në Hungari, dhe për dy vjet si i ngarkuar me punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest.

    Diplomati ka qënë i përfshirë në Misionin e SHBA-së në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe në Misionin e SHBA-së në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

    Ai ka ushtruar disa detyra të rëndësishme si: drejtori i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore e Qendrore dhe drejtor i Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjit. Kostelancik ka shërbyer dy herë në Ambasadën e SHBA-së në Rusi.

    Ambasadorja aktuale amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e nisi misionin e saj në Shqipëri më 22 janar 2020. /REL/

    Lajmi Paraprak

    LISTA E ZEZË E DASh | Ahmeti: Përhajër u qoftë atyre që do të jenë në këto lista (Video)

    Lajmi i rradhës

    Pse Macron dhe sindikatat kanë mosmarrëveshje për pensionet?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë