LISTA E ZEZË E DASh | Ahmeti: Përhajër u qoftë atyre që do të jenë në këto lista (Video)

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me zyrtarë të partisë, mbrëmë ka vazhduar takimet me qytetarë dhe aktivistë partiak nga qyteti i Tetovës, përkatësisht nga këshillat vendorë Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël 1 dhe 2, Teqe, Bregu i Diellit dhe Jashtë Vardarit. Ahmeti para të pranishmëve tha se, BDI në vitin 2002 bëri një hap për të gjithë shqiptarët, për të jetësuar marrëveshjen e Ohrit, ndërsa tani u takon që hapin ta bëjnë gjeneratave të reja drejt BE-së, raporton Nistori.

    “Tani jemi në paradhomën për anëtarësim në Bashkimin Europian, prandaj duhet t’i thërrasim njerëzit dhe të ulemi e të bisedojmë, sepse shumë parti politike që janë regjistruar e ç’regjistrur deri më tani, 14 në numër, nuk kanë mundur ta fitojnë BDI-në. Ndaj, ne duam tani të hapet një etape e re, një front pro BE që përshpejton anëtarësimin tonë në Unionin Europian. Ky front është një ndihmë që e përshpejtojn rrugën tonë drejt BE-së, që mobilizon drejt ndryshimeve kushtetuese, Ky front duhet te funksionoj edhe tek bashkëqytetarët tanë maqedonas.” – deklaroi Ahmeti

    I pyetur nëse do të ketë në listën e zezë të ShBA-së funksionarë të BDI-së, Ahmeti vlerësoi faktin edhe nëse ka, përhajër u qoftë atyre që do të jenë në ato lista.

    “Mendoj që janë ca legjenda që thurren, listat e zeza të funksionarëve. Tash për tash nuk ka asnjë informacion zyrtar. Këtu kanë qenë përfaqësues të lartë të ShBA-së. Janë interesuar mbi proceset në vend, sidomos për korrupsionin, për krimin, për sundimin e ligjit. Kanë qëndruar disa ditë dhe janë kthyer. Mirëpo këtu, si Europa, si Amerika kanë përfaqësitë e veta, kanë vëzhguesit e vet dhe unë nuk kam ndonjë ifnormacion për hartim të listave të zeza. Nëse ka lista të zeza dhe ky vlerësim është bërë nga Departamenti i Shtetit, përhajër u qoftë atyre që do të jenë në ato lista. Nuk kam çfarë u bëj unë” – deklaroi Ahmeti.

    Ndryshe, edhe ambasadorja amerikane në vend, Angela Aggeler, pret që persona nga Maqedonia të gjenden në të ashtuquajturën, listë të zezë. Në një intervistë për “Telma”, ajo tha se nuk është vetëm ky lloj i sanksioneve, por se ka më shumë dhe se momentalisht hetimet janë në vazhdim. Ageler porositi qytetarët të jenë të durueshëm.. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Përdoruesit e Twitter “të ndarë në dysh” rreth rezultatit të kësaj detyre matematikore

    Lajmi i rradhës

    Biden nominon David J. Kostelancik për ambasador në Shqipëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë