Biden nominon për ambasador në Mal të Zi shqiptarin nga Maqedonia

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nominuar për ambasador të SHBA-së në Mal të Zi, shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Begzat Aliun i njohur si B. Bix Aliu.

    B. Bix Aliu ka shërbyer si zv.ambasador në Podogricë dhe si zv.shef i misionit të SHBA-së në Poloni. Ai më së fundi shërbeu si i ngarkuar me punë, i përkohshëm në Ambasadën Amerikane në Budapest në Hungari.

    Prindërit e Begzat Aliut kanë emigruar nga Zajazi i Kërçovës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Begzat Aliu mban diplomën e fakultetit të mjekësisë të marrë në Universitetin e Prishtinës.

    Lajmi Paraprak

    Nuhatja dhe Kujtesa – Përse erërat ngjallin kujtime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë