Goran Milevski paralajmëron dorëheqje

    Goran Milevski javën e ardhshme do të largohet nga pozita e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale në Qeveri.

    Lajmin e ka konfirmuar mëngjesin e sotëm për TV 21.

    “Pas tri vitesh të punës si ministër i Vetëqeverisjes Lokale, mendoj se është koha për ndryshime dhe në këtë pozitë të vijë një staf tjetër”, thotë Milevski në lidhje me informacionet në media se po tërhiqet nga pozita e tij në Qeveria.

    Në PLD, partia e së cilës është kryetar, flitet për pasardhësin e tij në portofolin ministror.

    Ai pohon se nuk ka përçarje në parti dhe se deri në fund të vitit duhet të mbahet një kongres i rregullt në të cilin do të merren vendimet kryesore partiake.

    Në vitin 2015, Milevski e trashëgoi pozitën udhëheqëse në PLD nga Andrej Zernovski.

    Goran Milevski është ministër i Vetëqeverisjes Lokale që nga viti 2019.

    Këtë funksion e ka kryer në mandatin e parë të Qeverisë së udhëhequr nga Zoran Zaev, në Qeverinë Tranzicionale, e më pas në mandatin e dytë të përbërjes qeveritare të Zaevit.

    Departamentin për vetëqeverisje lokale e mbajti Qeveria aktuale e kryeministrit Dimitar Kovaçaveski, i zgjedhur më 16 janar të këtij viti.

    Për dorëheqjen e paralajmëruar të Milevskit, për momentin nuk kemi koment nga Qeveria dhe partia e tij.

    Lajmi Paraprak

    Biden nominon për ambasador në Mal të Zi shqiptarin nga Maqedonia

    Lajmi i rradhës

    Çmimi për një metër kub dru në Maqedoni ka arritur në 5.300 denarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë