Bie shkalla e papunësisë në BE

    Shkalla e papunësisë në Eurozonë ra në 7.4 për qind në shtator, njoftoi sot Zyra statistikore e Bashkimit Europian.

    Shifra e shtatorit ishte në rënie nga 7.5 për qind një muaj më parë dhe nga 8.6 për qind në shtator 2020, thuhet në deklaratën e Eurostat.

    Numri i personave të papunë ra me 255 mijë në bazë mujore në shtator, thuhet më tej.

    Në BE, shkalla e papunësisë ra në 6.7 për qind nga 6.9 për qind në gusht dhe 7.7 për qind në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, transmeton Anadolu.

    Eurozona apo zona e euros, ose ZE19, përfaqëson shtetet anëtare që përdorin monedhën e vetme euro ndërsa BE27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.

    “Krahasuar me gushtin, numri i personave të papunë u ul me 306 mijë në BE27”, thuhet në deklaratë.

    Shkalla e papunësisë së të rinjve ishte 15.9 për qind në BE dhe 16 për qind në Eurozonë në shtator, nga 16.1 për qind, përkatësisht 16.3 për qind një muaj më parë.

    Rreth 2.8 milionë të rinj nën 25-vjeç ishin të papunë në BE, përfshirë 2.3 milionë në Eurozonë.

    Shkalla e papunësisë ishte 7.7 për qind tek gratë dhe 7.1 për qind tek burrat muajin e kaluar në zonën e euros.

    Lajmi Paraprak

    Kamberi: Raportet shqiptaro-serbe përkufizojnë të ardhmen e Ballkanit

    Lajmi i rradhës

    Bërnabiq: Krivokapiq ka dëgjuar me “zemër të hapur” idenë për “Ballkani i hapur”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë