Bërnabiq: Krivokapiq ka dëgjuar me “zemër të hapur” idenë për “Ballkani i hapur”

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiqi sot deklaroi se ftesa për përfshirje në nismën “Ballkani i Hapur” është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë, ndërsa sipas saj, vendimi për bashkëngjitjen e Malit të Zi i përket Podgoricës zyrtare.

    Në pyetjen nëse me kryeministrin malazez Zdravko Krivokapiqin i cili është për vizitë në Beograd ka biseduar për këtë nismë dhe nëse i ka bërë thirrje për t’u bashkëngjitur në bisedimet me kolegët e rajonit që do të mbahen sonte dhe nesër, Bërnabiqi deklaroi se ata kanë biseduar për “Ballkanin e Hapur”, dhe se Krivokapiqi për këtë ka dëgjuar me “zemër të hapur”, dhe se e ka pranuar ftesën për sonte, ku do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrovi, të cilëtpo qëndrojnë  në Beograd.

    “Çfarë do të ndodhë më tej është vendim sovran i Malit të Zi, unë nuk do të ndërhyja këtu. Ata kanë ftesë të hapur, si dhe gjithë të tjerët”, tha Bërnabiqi.

    Ajo porositi se kjo nismë është e ardhmja e Ballkanit dhe diçka që vlen të investohen kohë, energji dhe para. 

    Lajmi Paraprak

    Bie shkalla e papunësisë në BE

    Lajmi i rradhës

    Amendimet kushtetuese për vetingun përmes prizmit të deçencës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë