Bilalli-Zendeli: Thirrja për rrëzimin e BDI-së e drejtë legjitime, por jo diçka e re

    Thirrja për rrëzimin e BDI-së e drejtë legjitime, por jo diçka e re

    Thirrjet për unifikim të opozitës me qëllim rrëzimin e BDI-së, nga kjo e fundit nuk merren shumë seriozisht. Arta Zendeli Bilalli nga BDI-ja këto thirrje dhe këto qëndrime të opozitës i cilëson si dukshëm të vjetra dhe që nuk po japin rezultatin e duhur. Megjithatë ajo këtë veprim të Lëvizjes Besa e cilëson si të drejtë legjitime. Zendeli-Bilalli përkujton Lëvizjen Besa në thirrjen për bashkim të opozitës që kohë më parë e drejtoi vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, me qëllim që të mos digjen votat e shqiptarëve.

    “Thirrjet e këtyre, sinqerisht edhe nuk janë për tu marrë shumë serioze, sepse edhe brenda një jave kanë pasur qëndrime diametralisht të kundërta duke nisur nga vet kryetari i Lëvizjes Besa. Fillimisht ata u bënë një me VMRO-DPMNE, që normal se është legjitime sepse janë opozitë. Dhe ende pa e shpall mirë bllokadën VMRO-DPMNE-ja Lëvizja Besa doli se edhe ne do ta bllokojmë Kuvendin se edhe ne jemi për zgjedhje të parakohshme, se BDI-ja është e keqja e shqiptarëve etj etj…Pas asaj dalin me një tezë tjetër ku i ftojnë partitë opozitare që të bashkëpunojnë kundër BDI-së… Qëndrimet e këtyre se duhet të rrëzohet BDI-ja janë koxha të vjetra por fatkeqësisht nuk po arrijnë fare në rezultat. Po ashtu këtu vlen të përmendet se një ftesë të këtillë për bashkëpunim të opozitës lideri i BDI-së Ali Ahmeti e ka bërë shumë vite më parë. I ka ftuar publikisht në një kohë kur ne ndoshta nuk ishim aq mirë sa jemi sot në përkrahje, ‘urdhëroni bëhuni bashkë të gjitha partitë politike shqiptare dhe rrëzojeni BDI-në nga pushteti’. Atëherë për ironi Lëvizja Besa nuk u bashkua me partitë shqiptare opozitare, por hyri në listat e LSDM-së”, tha Arta Bilalli-Zendeli, deputete e BDI-së. 

    Bilalli-Zendeli pyet opozitën: Si do ta ndalni në të ardhmen këtë praktikë

    Deputetja Bilalli-Zendeli, përderisa debatohej rreth bllokimit të punës së Kuvendit, pyeti se si në të ardhmen në rast se opozita do të vijë në pushtet do ta ndaloje këtë praktikë.

    “Supozojmë se do ketë zgjedhje, supozojmë se do të merrni deputetë, do hyjnë në qeveri, do ta formoni ju shumicën parlamentare, s’ka problem. Por si do ta ndalni ju të njëjtin mekanizëm jo-demokratik, jo-kushtetues, tani nuk është jo kushtetues, por kushtetuta i ka parapa për çdo katër vite. Si do ta ndalni në të ardhmen Ju këtë praktikë.”

    Ka bllokuar dhe BDI-ja…

    “Për një ligj të vetëm, jo për gjithçka. Nuk mund të vendosim shenjën e barazimit, bllokada e gjithçkaje dhe bllokada për një ligj të vetëm, që ishte shumë parimore atëherë. Kurse këta bllokojnë për gjithçka, për ndihma financiare, për buxhet, për rishikim buxheti”, tha Arta Bilalli Zendeli, deputete e BDI-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Demiri: Lëvizja Besa kërkon unifikimin e partive politike shqiptare për ta rrëzuar BDI-në

    Lajmi i rradhës

    Geer: Duam ta shohim Maqedoninë e Veriut në BE sa më shpejt të jetë e mundur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë