Biletat e për transportin ndër-urban mbeten të njëjta, pavarësisht uljes së çmimeve të derivateve

    Fotografia: Ilustruese

    Edhe pse çmimet e derivateve shkojnë gjithnjë drejt uljes, çmimet e biletave për transportin ndër-urban vazhdojnë të mbetet të njëjta, sikur në kohën kur çmimet e derivateve prekën kulmin.

    Qytetarët kanë filluar të paguajnë bileta më të shtrenjta që në muajin qershor, kur çmimet e derivateve u rritën në nivele rekorde.

    Në atë periudhë biletat për një drejtim u rritën nga 20 deri në 50 denarë varësisht prej vendimit të transportuesit dhe që atëherë bileta në një drejtim në linjën Tetovë-Shkup vazhdon të mbetet 200 denarë, ose 50 denarë më e shtrenjtë se më herët, ndërsa nga Kumanova në Shkup tani udhëtimi është 170 denarë ose 20 denarë më shtrenjtë se paraprakisht. Për Manastir udhëtarët paguajnë maksimalisht 730 denarë, ndërsa për Ohër çmimi i biletave të autobusëve për një drejtim arrin deri në 890 denarë varësisht prej kompanisë transportuese.

    Qytetarët thonë se duke marrë parasysh uljen e derivative, duhej të ketë ulje të çmimeve të biletave. Thonë se në shtet ndryshim të çmimeve ka vetëm kur duhet të ketë rritje.

    “Më duket se çmimet e derivative janë ulur mjaftueshëm, megjithatë unë personalisht nuk pres ulje të çmimit të biletës. Zakonisht kur vjen fjala për rritje të çmimeve në shtetin tonë, zakonisht ato rriten shumë lehtë, megjithatë kur vijmë në fazën e uljes së çmimit në këtë rast, disi më rënd shkon në atë drejtim, kështu që nuk pres ulje”.

    “Me autobus, çmimi biletës është e njëjtë… Nuk besoj, ja japim paratë, nuk pyesim vetëm të arrijmë ku duam. ”

    “Çfarë të them, në asgjë nuk shpresojmë, ku të shpresojmë. Mua nuk më gëzon asgjë, me këto që janë tani, edhe ata që ishin më herët edhe ata që do të vijnë, të gjithë janë të njëjtë, nga ky shtet nuk ka asgjë…”.

    “Tani po shkoj me autobus, që është 660 denarë për një drejtim Shkup- Bogdancë. ”

    “Po udhëtoj çdo ditë dhe mendoj se duhet të ulin çmimet e biletave, unë mësoj në shkollë të mesme dhe mendoj se shumë 5000 denarë për biletë mujore, vlerësoj se duhet të ulet çmimi të paktën si ishte 4200 denarë dhe më lirë nëse mundet”.

    “Mendoj se po… Prej Kumanove në Shkup, kam në fakultet dhe çdo dit nga 170 denarë…”.

    Nga kompanitë transportuese nuk ka ndonjë qëndrim nëse po mendojnë të bëjnë uljen e çmimit të biletave. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Psikologët: Lavdëroni fëmijët për mundin, jo për inteligjencën

    Lajmi i rradhës

    Ekipi nga ShBA intensifikon hetimet, hetohet secili që lidhet me thesarin e SHBA-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë