Psikologët: Lavdëroni fëmijët për mundin, jo për inteligjencën

    Hulumtimet e reja tregojnë se fëmijët të cilët marrin lëvdata për inteligjencën, shpeshherë kopjojnë në testime

    Këto hulumtime mbështeten edhe nga studimet e kryera nga Carol Dweck, i cili për 40 vite kishte hulumtuar dhe kishte dëshmuar se fëmijët të cilët lavdërohen për mundin e tyre, e jo për aftësitë e tyre, kanë më shumë shanse për sukses sepse janë më të motivuar, transmeton Telegrafi.

    Nëse fëmijët besojnë se inteligjenca e tyre mund të zhvillohet, ata e kanë më të lehtë të ballafaqohen me pengesa.

    Hulumtimet e fundit tregojnë se fëmijët të cilët kryesisht lavdërohen për shkak të inteligjencës dhe jo për shkak të mundit, shpeshherë kopjojnë dhe bëjnë hile në teste.

    Sipas hulumtuesve, lavdërimi i inteligjencës së fëmijëve ua ulë atyre motivimin dhe i “detyron fëmijët të kopjojnë në tekste për të arritur më së shumti pikë sepse presin që të jenë më të mirët”. 

    Lajmi Paraprak

    Skandali i korrupsionit në Parlamentin Europian, Borrell: Është shumë shqetësuese

    Lajmi i rradhës

    Biletat e për transportin ndër-urban mbeten të njëjta, pavarësisht uljes së çmimeve të derivateve

    Lajme tjera

    Dhëmbët dhe biberoni

    Fëmijët lindin me refleksin e thithjes. Biberoni është aksesori i parë dhe më i dashuri që bebet “zgjedhin”…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë