Ekipi nga ShBA intensifikon hetimet, hetohet secili që lidhet me thesarin e SHBA-së

    Vizita njëditore e këshilltarit të sekretarit shtetëror të SHBA-së, Derek Çolet dhe e zëvendës ndihmës sekretarit të Departamentit amerikan të shtetit Gabriell Eskobar është anuluar për muajin e ardhshëm.

    Vizitat e zyrtarëve amerikan përkojnë me ardhjen e ekipit për vështrim rigoroz mbi funksionarët e korruptuar. Ky ekip i përbërë nga dy anëtarë me përvojë në lëminë e listave të zeza thuhet se ka ardhur në vend që në fund të muajit nëntor dhe tashmë kanë të gatshme listat e funksionarëve aktual dhe të kaluar, tek të cilët do të fokusojnë hetimet.

    Siç mësohet jozyrtarisht, hetimet dhe takimet e tyre kanë filluar dhe pritet të jenë intensive. Sipas “Kod”, hetimi tashmë ka përfunduar për ish shefin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov. Në disa nga takimet e ekipit nga ShBA-ja në institucionet e vendit pritej të bashkoheshin edhe Çolet dhe Eskobar, por kjo tashmë është shtyrë për muajin janar.

    Ekipi nga SHBA-të është pjesë e Zyrës së Kontrollit të Pasurive Financiare të Thesarit Amerikan, një trup rregullator që zbaton sanksione në rast se shkelen parimet e tyre. Mënyra kryesore se si ZKPF (OFAC) ushtron pushtetin e saj është duke monitoruar me kujdes aktivitetin e biznesit ndërkombëtar dhe duke ndjekur penalisht ose gjobitur institucionet dhe kompanitë financiare që ajo përcakton se janë në kundërshtim me politikën e SHBA.

    Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ZKPF nuk nguron të ndajë dënime të rënda për shkelësit, veçanërisht nëse ata nuk i raportojnë vetë shkeljet. Dënimet për individët mund të arrijnë deri më 20 milionë dollarë dhe 30 vjet burg

    Vetëm tre ditë më parë, në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, OFAC sanksionoi gjithsej 40 individë dhe subjekte që lidhen me korrupsionin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në nëntë vende. Individët dhe subjektet janë nga Ballkani Perëndimor, Bjellorusia, Liberia, Guatemala, Federata Ruse, Mianmari dhe Irani. Identiteti i tyre për momentin nuk bëhet i ditur dhe nuk dihet nëse ka persona nga Maqedonia e Veriut. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Biletat e për transportin ndër-urban mbeten të njëjta, pavarësisht uljes së çmimeve të derivateve

    Lajmi i rradhës

    Pushteti ekzekutiv dhe ai gjyqësor në Maqedoni, tentojnë të shpëtojnë veten nga korrupsioni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë