Bislimoski – operatorëve: Riktheni furnizimin normal me energji elektrike

    Foto: AIM

    Komisioni Rregullator i Energjisë (KRRE) apelon deri te operatorët e rrjetit të energjisë elektrike që të ndërmarrin të gjitha masat për të rikthyer furnizimin normal me energji elektrike në mbarë vendin, tha sot për AIM nënkryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.

    Ai theksoi se furnizimi me energji elektrike tashmë është rikthyer në pjesë të caktuara, por apeloi për masa shtesë.

    “Ne e dimë se tashmë po ndërmerren aktivitete serioze dhe se në kushte ku ka borë, në disa pjesë është rikthyer furnizimi me rrymë, por edhe një herë apelojmë që furnizimi me energji elektrike të kthehet në të gjithë vendin”, tha Bislimoski.

    Lajmi Paraprak

    Shoferët reagojnë për autostradën Shkup-Veles, kërkojnë ndriçim dhe sinjalizim adekuat

    Lajmi i rradhës

    Çfarë duhet të bëni nëse mendoni se fëmija juaj është nën peshë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë