Bislimovski pa përgjigje precize se sa mund të jetë rritja e çmimit të rrymës

    Foto: AIM

    Kreu i Komisionit Rregullator të Energjisë (KRRE), Marko Bislimovski, pa përgjigje precize se sa mund të jetë rritja e çmimit të energjisë elektrike, për të cilën po flitet gjithnjë e më shumë në publik gjatë kësaj periudhe.

    Në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Bislimovski tha se deri tani kanë mbërritur kërkesat e kompanive dhe shqyrtimi i tyre është duke vijuar.

    “Gjatë javës së kaluar KRE pranoi kërkesa nga kompanitë të cilave ua përcakton çmimin, si MEPSO, Shpërndarja e Energjisë Elektrike, NEMO dhe EVN-Home. KRE përcakton çmimin për këto kompani dhe totali që mund të ndikojë KRE-ja është 38%. Në këtë moment nuk mund të themi asgjë sepse jemi duke analizuar numrat”, tha Bislimovski.

    Lajmi Paraprak

    Kafshimi i gjarprit (Vulnus morsum vipera) dhe kujdesi mjekësor emergjent

    Lajmi i rradhës

    Mbi 1 milion qytetarë të RMV-së hyjnë në rrjetet sociale nëpërmjet telefonit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë