Mbi 1 milion qytetarë të RMV-së hyjnë në rrjetet sociale nëpërmjet telefonit

    Qytetarët më së shumti hyjnë në internet përmes celularëve të tyre, dhe faqet më të vizituara janë Gugëll dhe Jutjub. Rreth 57,6 për qind e popullsisë në Maqedoninë e Veriut ose 1,2 milion qytetarë në vitin 2020 i përdorën në mënyrë aktive rrjetet sociale, përcjell Nistori.

    Shumica e tyre, 97,2 për qind, përdorën celularët e tyre për të hyrë në rrjetet sociale, sipas të dhënave nga Raporti digjital global për vitin 2021.

    Sipas raportit, 82 për qind ose 1.71 milionë persona kanë përdorur internet në vitin 2020, që është për 1.2 për qind në krahasim me vitin 2019.

    Pjesa më e madhe e përdoruesve të internetit janë kyçur përmes telefonave të tyre 56.4%, kundrejt 42.5% nga desktopi ose laptopi. Vetëm 1.1% për internet janë kyçur përmes tabletëve dhe vetëm 0.04 përmes konsolën për lojëra.

    Më së shumti qytetarë ose 81% përdorin Android smartphone, ndërsa 18.8% përdorin Apple. Qytetarët më së shumti në internet kanë kërkuar Google, Youtube dhe Facebook. /AIM/Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bislimovski pa përgjigje precize se sa mund të jetë rritja e çmimit të rrymës

    Lajmi i rradhës

    OPG me vërejtje për protokollet për dasma

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë