Bizneset në Maqedoni presin uljen e çmimit të grurit

    Foto ilustruese

    Rumen Smillevski nga sektori i biznesit dhe tregtar me grurë, sheqer dhe vaj, në emisionin “360 Gradë” në Alsat vlerësoi se rritja e çmimit të grurit në Serbi gjatë kësaj periudhe është e përkohshme dhe se pason ulje e çmimit. Sipas tij rritja e çmimit erdhi si rezultat i uljes së rezervave, shkaku i disa veprimeve të caktuara të bujqve, përcjell Nistori.

    “Në Serbi ka mjaftueshëm grurë, por bujqit nuk e shesin. Për këtë arsye ndjehet mungesa dhe rritet çmimi. Çmimi në Serbi u rrit për 7-8 për qind, por kjo është nën çmimin e bursës. Në Serbi ka mjaftueshëm grurë, dhe mendoj se në të ardhmen duhet të uletçmimi”, deklaroi Rumen Smillevski, biznesmen. /Alsat.mk

    “Subvencionet për naftën, seriozisht do t’i ndihmonin biznesit”

    Smillevski, tha se sektori i biznesit do të ishte i kënaqur në rast se qeveria do të miratonte vendim për subvencionimin e naftës, duke shtuar se kjo do të ishte një ndihmë e madhe për biznesmenët.

    “Unë jam për masa që i kanë më shumë subjekte. Një nga më të rëndësishmet që përfshinë të gjitha bizneset, është ulja e çmimit të naftës. Ne kemi seriozisht çmim më të ulët nga të gjitha shtetet e rajonit, por në rast se dëshiron shteti që të ndihmoj, mendoj se subvencionimi i naftës do të ishte goditje e qëlluar”, deklaroi Rumen Smillevski, biznesmen. /Alsat/ 

    Lajmi Paraprak

    Kur mund të presim çmime më të lira të produkteve ushqimore në RMV?

    Lajmi i rradhës

    A mund të hahet shega me stomak bosh?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë