Kur mund të presim çmime më të lira të produkteve ushqimore në RMV?

    A mund të pritet ulje e çmimit të qumështit?

    Nga Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) presin që çmimi i qumështit dhe prodhimeve të qumështit në periudhën e ardhshme të shënojnë ulje për 7-10 për qind. Siç u shpreh përfaqësuesi i LOE, Goran Georgievski në “360 Gradë”, ulja e çmimit pritet të jetë në korniza të uljes së çmimit të rrymës elektrike për kompanitë e industrisë ushqimore.

    “Varësisht nga kalkulimet të brendshme, mendoj se ulja do të jetë në këto korniza. Me sa e di, nga 7-10 për qind do të jetë ulja e çmimit të energjisë elektrike, kjo do të nënkuptonte se kaq do të ulet edhe çmimi i qumështit”, tha Georgievski. 

    Përfaqësuesi i LOE tregon se kur mund të presim çmime më të lira të artikujve ushqimorë

    Georgievski, ka shprehur bindjen se ulje e caktuar e çmimeve të disa artikujve ushqimorë mund të pritet nga muaji janar vitin e ardhshëm, por me kusht që të mos ketë ndryshime në furnizimet me lëndën e parë.

    “Janë të nevojshëm disa hapa të rëndësishëm të cilët do të nënkuptojnë lirim më të thellë të çmimeve. Ky është një hap i mirë, kemi konstatuar dhe përqindjen për të cilën duhet të shënojnë ulje çmimet e prodhimeve. Nga 1 dhjetori fillon furnizimi me rrymë me çmimin 80 euro për megavat/orë dhe supozoj se nga fillimi i janarit të vitit të ardhshëm të ketë kushte reale që të kryhet ulja e çmimeve. E gjithë kjo më kushtin që të kemi hyrje stabile të lëndëve të para me këto çmime”, deklaroi Goran Georgievski, Kryetari i Dhomës së Agrobiznesit pranë Lidhjes së Odave Ekonomike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sofja e shqetësuar për bullgarët në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Bizneset në Maqedoni presin uljen e çmimit të grurit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë