Bizneset në RMV reagojnë për dhënien e “K-15” administratës publike

    Bizneset reaguan ashpër ndaj vendimit të Qeverisë që me rishikimin e buxhetit të ndahen para për regresin vjetor të administratorëve. Sipas sektorit të biznesit, shpenzimet në kohë krize, kur sektori privat është në këmbë të qelqta, janë joproduktive dhe iracionale.

    “Fondet e alokuara për K-15 për administratën publike në kushtet kur sektori privat po përballet me rrezikun e humbjes së vendeve të punës, rrezikun e humbjes së të ardhurave dhe më pas kemi administratë jo plotësisht funksionale, mendoj se një kosto e tillë është joracionale në këtë kohë”- deklaroi  Blagica Petreski -Finance Think.

    Nga Oda Ekonomike reagojnë se duhet të ketë trajtim të barabartë edhe ndaj punonjësve në sektorin publik dhe privat. Sipas tyre, nuk është reale që administrata të marrë regres gjatë pandemisë kur punonin me kohë të shkurtuar ose me turne.

    “Ajo që duhet të theksohet është se sektori privat ballafaqohet me restrikcione dhe kufizime dhe derisa lufton për t’u stabilizuar dhe për ta mbajtur likuiditetin e pagave dhe shpenzimeve rrjedhëse, administrata e cila është në shërbim të qytetarëve në periudhën e kaluar merr pagë të plotë, edhe pse kishte orar të përgjysmuar dhe punë me rrotacion. Për këtë, nevojitet trajtim të barabartë të punonjësve në sektorin publik dhe privat”- pohoi Aleksandra Andreeva- Lidhja e Odës Ekonomike.

    Për kryeministrin Zoran Zaev pagesa e K-15 është detyrim të cilin duhet ta përmbushë shteti në bazë të kontratës tashmë të nënshkruar, ndërsa nëse nuk përmbushet detyrimi, punëtorët do kenë të drejtë ta paditin shtetin. Me rebalancin do të ndahen thuajse 4 milionë euro për 27 mijë nëpunës nëpër gjykata, shërbimet e Qeverisë, komunat, agjencitë dhe fondacionet e themeluara nga Kuvendi.

    Lajmi Paraprak

    Një gjykatë që krijon heronj

    Lajmi i rradhës

    Bastoret në Maqedoni: E diela ditë jo pune do të thotë largim të të punësuarve prej 30 për qind

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë