“Biznesmenë që fshihen pas politikanëve”, Karamuço: Disa kanë ikur me urgjencë, dikujt i merret fryma në burg

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se kurrsesi nuk mund të funksionojë dot politika pa mbështetjen e biznesit dhe mafias.

    I ftuar mbrëmjen e sotme në panelin e Top Story, Karamuço thotë se ka biznesmenë që nuk janë në nivelin e oligarkëve por kanë futur duart në çdo pushtet dhe politika hesht dhe sundimi i ligjit mbyll sytë. Ai zbuloi se SPAK ka letërkëmbime me autoritetet italiane pasi kjo skemë vjen nga Italia por ende nuk janë zbuluar mafiet.

    Eksperti tha se ka oligarkë që janë arratisur me urgjencë kur janë lajmëruar se do të arrestohet, ka të tjerë që iu merret fryma në burg, ndërsa një tjetër pritet të prangoset.

    “Ky televizion mungesën e kompromiseve i ka të paguar me plumba, kemi folur për plumba dhe vrasje, na ka ndodhur ne oborr të këtij televizioni, por misioni nuk ndalet. Jo vetëm në krahun politik, por edhe biznesin që deri më sot ne se kemi përmendur fare. se Nuk funksionon dot që nga 94’ kur u shpik “ekomafia”, nuk funksionon dot politika pa biznesin dhe pa mafian. Janë re komponentë. Në këtu kemi vetëm politikë, të dyshuar, disa biznesmenë që nuk janë në nivel të oligarkëve që njohim ne por kanë futur duart në çdo pushtet dhe kemi mafian që na mungon këtu nuk është asgjëkund. Këto komponentë nuk janë Këtë mund të plotësojnë por nuk janë mafia. Duhet ta kërkojmë ku është se ku është. Nuk është e zbuluar fare asgjëkund. Kjo është skemë që vjen nga jashtë.

    Ka letër këmbimi me italianin për këto çështje për Fierin, Elbasanin dhe Tiranën ka letërkëmbime me autoritetin e DIA-s italiane. Ka diçka të ngjashme, është marrë model që andej kush e ka orkestruar dhe çfarë është bërë. Na mungojnë shumë persona që nuk bëhet dot lidhja, kush ka bërë çfarë. Po flasim për drejtësi penale por është edhe sociale, jo popullore. Këta që duan të përfitojnë duke qenë pranë politikanëve bërë shumë gjëra, pra mbyll sytë sundimi i ligjit, Nga 10 oligarkë që kemi sot, 4 janë me probleme. Një oligarkë thotë nuk marr dot frymë nëse futem në burg dhe ka ikur. Një tjetër ka ikur me urgjencë se i kanë thënë mund të të arrestojnë, njërin e kanë thirrur 4 herë në SPAK, oligark shumë i madh. Media këto përveç TCh nuk i thotë. Një oligark tjetër pritet të arrestohet, nëse do të jetë në Shqipëri.”- tha Karamuço në Top Story. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Katër efektet e vjeshtës në shëndetin tuaj

    Lajmi i rradhës

    Grafiti “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” shfaqet në Mitrovicë të Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë