Biznesmenët të ashpër: Qeveria nuk po e ndihmon ekonominë

    Biznesmenët e ashpërsuan retorikën e tyre ndaj qeverisë. Biznesmenët besojnë se autoritetet nuk janë mjaftueshëm të përkushtuar për të mbështetur sektorin privat, dhe se nuk po e menaxhojnë këtë krizë në mënyrën më të duhur. Oda Ekonomike dorëzoi në Qeveri listën e kërkesave dhe propozimeve që u nevojiten, dhe se si të tejkalohet kriza nga e cila kompanitë pësojnë dëme dhe kanë probleme në funksionim.

    “Burimet tradicionale të energjisë janë ndërprerë, zinxhirët e furnizimit janë ndërprerë, kërkesa është ulur, dhe bota duket se do të përballet me një krizë ushqimore në periudhën e ardhshme”, tha Antoni Peshev -Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike.

    Nga Qeveria nuk pajtohen se nuk e ndihmojnë biznesin, si për t’u përballur me pasojat, nga pandemia, lufta në Ukrainë dhe kriza energjetike.

    “Një nga rolet e buxhetit dhe politikës fiskale është rishpërndarja e mjeteve në pikat ku duhet të investohen, apo në pikat ku duhet dhënë mbështetja më e madhe. Me rishikimin e buxhetit janë ndarë 80 milionë euro, si rezervë për masa shtesë kundër krizës për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe mbështetjen e kompanive”, thanë nga Qeveria.

    Pritjet e biznesmenëve janë që edhe pas përfundimit të luftës në Ukrainë, do të duhen të paktën disa vite që situata ekonomike të kthehet në normalitet. Disa nga analizat për rajonin tregojnë se qeveria e Maqedonisë gjatë 3 viteve të fundit ka ofruar mbështetjen më të vogël financiare për sektorin privat në raport me vendet përreth. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nuk ka asnjë protokoll për shpëtimin e alpinistëve/bjeshkatarëve, megjithëse numri i alpinistëve është në rritje

    Lajmi i rradhës

    “Mendoj me dal jashtë vendit” | Vazhdon “eksodi” i të rinjve, interesim i lartë për kurset e gjermanishtes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë