“Mendoj me dal jashtë vendit” | Vazhdon “eksodi” i të rinjve, interesim i lartë për kurset e gjermanishtes

    Kërkesat për mësimin e gjuhës gjermane po dominojnë thuajse në të gjitha qendrat për më mësimin e gjuhëve të huaja. Mësimdhënësi Ben Rexhepi tha për Alsat se numri më i madh i kursistëve të tij janë të rritur që dëshirojnë të bëjnë bashkim familjar. Mirëpo, sipas Rexhepit, është i frikshëm numri i punonjësve shëndetësor që mësojnë këtë gjuhë me qëllim për t’u larguar për të punuar në vendet gjermano folëse.

    “Numri i personave që na vijnë nga fusha e mjekësisë, kryesisht motra medicinale dhe mjek profesionist është në rritje e sipër dhe mund të them se është i frikshëm. Gjuha gjermane jo vetëm në vendin tonë por edhe ne gjithë Evropën është një gjuhë biznesi, është një gjuhë profitabile që u mundëson njerëzve ti realizojnë aspiratat e tyre. Njerëzit thjesht nuk largohen nga vendi për shkak të kushteve sociale apo shoqërore mirëpo thjesht dëshirojnë të provojnë një jetë të re me familjet e tyre, një sistem të ri dhe kjo është një arsye që është risi për nga kërkesat që i shohim nga njerëzit që vijnë ta mësojnë gjuhën gjermane”, deklaroi Ben Rexhepi, mësimdhënës.

    Disa nga nxënësit dhe studentët që anketuam tashmë kishin mësuar nivelin fillestar të gjuhës gjermane. Siç thonë ata, do të largohen nga vendi për të siguruar punë dhe jetë më të mirë.

    “Kam viju realisht kursin gjerman deri në shkallën B1 por edhe harrohet, isha nje periudhë në Gjermani, si student. Nuk e di, realisht jam student, jam në përfundime, mbase edhe kisha shku pse jo duke parë perspektivën këtu si vijon, por u bë edhe trend mode kjo ikja, po nuk e di, ndoshta qëndrojmë edhe këtu”, u shpreh një qytetar.

    “Anglishten do ta vazhdoj ta mësoj në fakultet. Nëse e mësoj mirë gjermanishten dëshiroj të shkoj në Gjermani, të bëhem përkthyes, tha një qytetar“.

    “Nuk jam në kurs po për momentin vet jam tu mësu. Cilën gjuhë? Gjermanishten. Mendoj me dal jashtë vendit”, tha një qytetar.

    Sipas të dhënave të Institutit të Ekonomisë Gjermane, situata me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar mbetet e keqe edhe më tej. Në mars të këtij viti numri i vendeve të punës të paplotësuara për të cilat punëdhënësit  në Gjermani nuk janë në gjendje të gjejnë një fuqi punëtore të përshtatshme u rrit me 88.000 dhe tani qëndron në një nivel rekord prej 558.000 vende të lira pune. Mungesa e punëtorëve të kualifikuar, sipas anketës të këtij institute prek të gjitha segmentet e tregut të punës, por është veçanërisht e theksuar në fushën e shëndetësisë, mirëqenies sociale, arsimit dhe ndërtimit.

    Lajmi Paraprak

    Biznesmenët të ashpër: Qeveria nuk po e ndihmon ekonominë

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia është goditur nga “murtaja e bardhë” dhe po shkon drejt bankrotimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë