Nga sot, Bjellorusia ka vendosur embargo ndaj importeve të një game të gjerë produktesh ushqimore nga vendet që kanë vendosur sanksione ndaj Minskut zyrtar, tha shërbimi për shtyp i qeverisë bjelloruse, përcjell Nistori.
“Lista e mallrave me origjinë nga BE-ja dhe shtetet anëtare të saj, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Shqipëria, Islanda, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Mali i Zi, Zvicra, është e ndaluar për import në Bjellorusi dhe shitje në Bjellorusi”, thuhet në deklaratë e publikuar së fundmi në portalin ligjor pranë qeverisë bjelloruse.
Lista e mallrave, importi i të cilave është i ndaluar përfshin produkte si mishi, kripa, ëmbëlsira, qumështi, arra, fruta, derra të gjallë. /Nistori/